• |
ide | kryesore

Tirana-Vllaznia pa tifozë: incidentet e derbit peshojnë akoma

Sport



E sigurtë këtë herë që incidentet e sfidës së parë në Loro Borici, kur dy skuadrat të zbresin në fushë në kryeqytet të premten në orën 18.00, nuk do të ndodhin, sepse takimi do të luhet pa tifozë, për shkak të incidenteve në derbin e fundit. Kjo do të jetë ndeshja e fundit me stadiumin të boshatisur dhe klubi ka përfituar nga rasti ti bëjë thirrje tifozerisë të mos përsërisë sjellje të tilla që i mbyllin dyert Selman Stërmasit.

Në heshtjen e diktuar nga klubi, Tirana përgatitet për sfidën me Vllazninë, ku stërvitja me dyer të mbyllura, në pritje të konferencës për shtyp një ditë para ndeshjes, nuk i fshin problemet që tekniku i bardhebluve Julian Ahamtaj ka në vigjilje të javës së 12. Kartonat e kuq të Hoxhallarit dhe Torassës në sfidën e fundit të kampionatit në Niko Dovana kanë kthyer emergjencën për teknikun kryeqytetas. Sikur të mos mjaftonin skualifikimet e tyre edhe Edon Hasani do të jetë i padisponueshëm në sfidën kundër ish-skuadrës së tij. Shkodrani pret të kryejë rezonancën magnetike për të mësuar kohët e rikuperimit, por ndaj Vllaznisë nuk do të jetë.

Lajmi i mirë për Ahmataj është rikuperimi i Dokës dhe brazilianit Kale. Sipas asaj që bëjnë të ditur burime brenda klubit, lojtarët janë stërvitur me ngarkesë të plotë dhe do të jenë të gatshëm për trajnerin, që ka dilemën në lidhje me formën e Kale. Mundësia më e madhe është që Halili të spostohet në të majtë dhe Doka të ngjitet lart në të majtë. Imami rikthehet në qendër të mbrojtjes, në vend të Hoxhallarit, ndërsa pjesa tjetër e formacionit bardheblu do të mbetet e pandryshuar, me Ahmataj që ka propozuar të njëjtët lojtarë në të dy ndeshjet që ka qenë në drejtim të skuadrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *