• |
ide | kryesore

Turi i takimeve me të rinjtë, Basha në Shkodër: Braktisja e vendit ka një përgjegjës, Edi Ramën

Arkiva, Lajme, Të fundit

Në ditën e tretë të takimit të tij me të rinjtë, në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, pas Elbasanit dhe Korçës kreu i PD-së është ndalur sot në Shkodër.

Në një bashkëbisedim me të rinjtë atje, gjatë fjalës së tij Lulzim Basha u shpreh se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe potencialin e duhur për të mbajtur të rinjtë këtu, në mënyrë që ata të mos largohen.

Basha u zotua se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, më shumë vende pune do të hapen për të rinjtë e Shkodrës.

“Ekonomia aktuale nuk ofron mundësi për të rinjtë. Është një ekonomi që krijon klimë mbytëse për bizneset, sidomos për bizneset e vogla. Kjo ka një përgjegjës, qeverinë me në krye Edi Ramën. Largimi i rinisë saç është përgjegjësi e kësaj qeverie, është edhe kosto për vendin. Të rinjtë po ikin, klasat e shkollat po mbyllen. Ka ardhur koha që të gjithë bashkë të bashkohemi, që halleve dhe brengave t’u japim zgjidhje, e së bashku t’i bëjmë realitet. Rrugëtimin tonë do ta çojmë deri në fund. Shqipërinë do ta çlirojmë nga kjo qeveri. Shkodrën do ta çlirojmë dhe do krijojmë vende pune për të rinjtë, me paga dinjitoze. Ky është zotimi im kryesor, të kthejmë shpresën dhe besimin. Do krijojmë mirëqënien e duhur që shqiptarët të mos largohen, pasi Shqipëria e ka potencialin t’i japë mundësinë çdo të riu të punësohet me paga dinjitoze. Kjo është tema kryesore që dua të diskutoj sot me ju”, tha Basha në fjalën e tij hapëse.

6 Comments

  1. KETE E DIME . TI KE NDERMEND TE BESHE NDRYSHIME RRENJESORE? VETEM KJO NA INTERESON . PO NUK BERE KETO IK QIU E MOS NA RRUAJ BIBILUSHIN

  2. ne se ka dicka per te falenderuar KM dhe per te cilen ndoshta nje dite historia do ti njohe si merite eshte fakti qe po e ben jeten te pamundur ne Shqiperi per shumicen e njerzve dhe keshtu edhe njerzit me pa inisiative, te ndodhur , para zgjedhjes se vetme qe u ka mbetur,po ikin dhe keshtu kane mundesi qe individualisht dhe familiarisht te bejne nje jete dinjitoze dhe pa qene te kercenuar cdo dite nga shteti.

  3. Pa iniciative ? Ca thua kar me zile, nuk eshte te iniciativa eshte te klientelizmi i programuar….tipike e te majtes evropiane.

  4. Pse mos te largohen te rinjte,kit ti lulzime milionat te pallati ne set i more,kunati fiton tendera nega rama,vilen e bleve apo qendron me qera kete nuk e dime,she rinia iken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu