• |
ide | kryesore

VIDEO/ Diktatori Kim Jong Un dhe Naim Frashëri krah për krah në Bibliotekën Kombëtare

Syri i Lapsit



Kim Jong-un dhe Kim Jong-il njihen si diktatorët më të frikshëm dhe më famëkeqë në botë. Pavarësisht kësaj, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë janë ekspozuar fotografi dhe thënie të tyre. Madje këto instilacione, po qëndrojnë afër Rilindësve të shquar shqiptarë si Naim Frashëri apo Pashko Pasa. Kjo gjë nuk u ka pëlqyer lexuesve që shkojnë në këtë Bibliotekë. Në një kronikë të përgatitur nga televisoni T7 thuhet se ata janë habitur në momentin kur panë këto fotografi.

“Kam mbetur i shtangur sepse jemi shtet i pavarur liberal, mu duk gjë e habitshme kemi shumë rilindas të ndryshëm e filozof t’i marrim si shembull për lexim. E komunizmi është një lloj pengese e zhvillimit te shkrimit. Unë mendoj se këto fotografi dhe ambienti janë të kundërta, kërkesa ime është qe sa me pare t’i heqin” – thotë një lexues.

“Këto figura kanë lënë një impakt të keq në historinë tonë dhe në historinë shteteve tjera, andaj këto urgjentisht duhet të zëvendësohen me iluministë të tjerë” – thotë një tjetër.

Ky instilacion habiti edhe një student nga Italia, që kishte ardhur për vizitë në këtë bibliotekë. Madje, ai tha që është ndjerë i ofenduar sapo ka parë këto fotografi dhe thënie.

“Quhem Aleksander, jam nga Italia. Mendoj se për mua është e çuditshme të hysh në bibliotekë, dhe kur shoh këto fotografi brenda ndihem i ofenduar. Kisha dëshirë të largohen, janë simbol i keq për mua dhe shtetin tim”, – tha ai.

Drejtori i kësaj biblioteke Fazli Gajraku nuk ka pranuar të prononcohet në lidhje me këtë çështje. Në një sqarim nga asistentja e tij përmes një emaili thuhet se për këtë instilacion ka kërkuar hapësirë kompania Travvik.info dhe se ata nuk kane të bëjnë asgjë në lidhje me këtë çështje.

Autori Morten Traavik në një prononcim për Kallxo.com ka sqaruar idenë e kësaj ekspozite të quajtur ‘’Guardianët e Parajsës.

“Së pari, më lejoni të theksoj se mendoj se asnjë ekspozitë, sado e detajuar të jetë, nuk mund të paraqesë realitetin e plotë të cilitdo vendi apo kulture dhe sigurisht që nuk pretendoj se ‘Gardianët e parajsës’, në çfarëdolloj mënyre, mbulon më shumë se disa vështrime të jetës në Korenë e Veriut”, është shprehur Traavik’.

Ai është përgjigjur edhe për reagimin e qytetarëve në Kosovë.

“Kam dashur jo vetëm që publiku të shikojë Korenë e Veriut, por edhe Koreja e Veriut të na shikojë neve. Kjo është arsyeja pse unë, deri në një farë mase, kam rikrijuar parullat dhe atmosferën vizuale të një hapësire publike në Korenë e Veriut, për t’iu përshtatur arkitekturës dhe stilit unik dhe mjaft autoritar të Bibliotekës”

Ekspozita “Gardianët e parajsës” në bibliotekën kombëtarë është hapur që nga e enjtja.



2 Comments

  1. Eka per zemer -akademiku i bythes Rexhep Qosja pa e kane vene fotografine e Kim Jongut ne biblioteke.Do jete ndonje nga rraca e ketij qe e ka vene fotografine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *