• |
ide | kryesore

Video/ Douglas Costa nxjerr nga shinat Lokomotivën: supergol i brazilianit firmos kualifikimin

F1, Sport, Video



Juventus e pati shumë të vështirë të mundte Lokomotivën e Moskës, njësoj si dy javë më parë në Torino. Një supergol i Douglas Costa në minutën e dytë shtesë nxjerr nga binarët Lokomotivën, që kishte bërë një garë pozitive, duke e vënë në sprovë supremacinë e bardhezinjve të Sarrit. Tekniku luajti gjithcka, madje edhe daljen nga fusha të Cristiano Ronaldos e fati i buzëqeshi me fitoren, përndryshe do ishin polemika.

Me Higuain e pa Dybala, autor i dygolëshit që mposhti rusët në ndeshjen e parë, Juventus mori avantazhin sa hap e mbyll sytë, edhe pse është një gafë e portierit rus, që i lejoi Cristiano Ronaldos të shënojë nga goditja e dënimit në minutën e 3. Nuk kishte shënuar kurrë me goditje dënimi me fanellën e kampionëve të Italisë portugezi, që edhe këtë herë duhet ta ndajë kënaqësinë me Ramsey, që e shtyu topin në vijën fatale. Uefa i akordoi golin uellsianit, por autorësia mund të ndryshojë, pasi duket se topi i goditur nga CR7 e kishte kaluar vijën, kur Ramsey e shtyu në rrjetë.

Por avantazhi nuk i dha sigurinë që mendohej italianëve, që menduan për qetësinë, në kohën kur stadiumi i Moskës shtynte përpara Lokomotivën që barazoi me të njëjtin lojtar që shënoi edhe në Torino. Miranchuk e përplasi topin në traversë e më pas me portën të boshatisur e shtyu topin në rrjetë. Një gol që peshoi mbi mendjet e bardhezinjve, që shpejtuan të marrin kontrollin e fushës, pa cinizmin që i duhej në këtë rast. Higuain mund të shënonte por në dy raste Guilherme ndaloi tentativat e argjentinasit.

Sarri bëri gjithcka për të fituar ndeshjen, përdori kartat Douglas Costa dhe Dybala me argjentinasin në fushë cuditërisht në vend të Cristiano Ronaldos. Lëvizje me përgjegjësi e teknikut në 7 minutat e fundit të lojës, por për fatin e tij, Douglas Costa luajti si brazilian, dribloi gjithë mbrojtjen ruse, e dërgoi topin poshtë këmbëve të portierit, duke fiksuar shifrat 1-2, që kualifikojnë Juventus dhe e mbajnë në vendin e parë, pavarësisht cfarë do të bëjë Atletiko Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *