• |
ide | kryesore

Zbulohet emri i biznesmenit që po “fundos” gjyqtarin e Kushtetueses

Lajme, Të fundit



Është zbuluar emri i biznesmenit të fuqishëm që po i rrezikon karrierën Besnik Muçit, anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Bëhet fjalë për Armand Lilon, të cilit sipas raportit të DSIK-së, Muçi i detyrohet 21 mijë euro. Po ashtu, sipas DSIK-së, Muçi ka kontakte të papërshtatshme me këtë biznesmen, i cili rezulton me probleme ligjore, pasi mbi të ka një dënim për moskallëzim krimi.

Muço tha se Lilo është taksapaguesi më i madh i Bashkisë së Tiranës dhe një ndër punëdhënësit më të mëdhenj. Anëtari i Kushtetuese tha se nuk e ka hetuar asnjëherë Lilon dhe se nuk kishte dijeni se ai kishte probleme me ligjin.

Gjyqtari po përballet me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) në kuadër të procesit të vetting-ut. Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të ish-prokurorit të Krimeve të Rënda me argumentet se ka probleme me pasurinë dhe figurën morale.

BISEDA NË SEANCËN E DJESHME TË KPA-Së :

Muçi: Pasi u njoha me përgjigjen, rezultoi se për shtetasit e paraqitur nga ana juaj nuk kam kryer veprime proceduriale. Në 2002-2006 kur unë kam qenë prokuror në Tiranë nuk kam trajtuar asnjë procedim për shtetasin A. L. Për këtë shkak unë nuk kam asnjë konflikt interesi. Mua më ka kontaktuar shtetasi A.L. dhe më ka vënë në dispozicion një vendim për mosfillimi procedimi penal ndaj tij për “moskallëzim krimi”.

KPA: Kur keni ardhur në dijeni të faktit që shtetasi A.L ka qenë i përfshirë në procedime penale?

Muçi: E kam mësuar vetëm pas sjelljes së raportit te DSIK.  Ai sot është një nga taksapaguesit me të mëdhenj të bashkisë Tiranë dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj.

Muçi u propozuar për Kushtetuesen nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për t’u emëruar disa ditë më pas edhe pse gjyqtari ende nuk i ka mbyllur “llogaritë” me Vettingun.  Në dekretin e emërimit të tij, Meta theksonte se Muçi plotësonte të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe shtonte se emri i tij kishte ardhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED). ©Lapsi.al



6 Comments

  1. Une nuk e kam njohur por ky me solli nje vendim per mosfillim te hetimit penal per moskallzim krimi. Pas pyetjes ky thote: nuk e kam njohur dhe nuk e dija qe kishte ne ngarkim vepra penale, e kam marre vesh nga DSIK. Po si ka mundesi edhe te ka ardhe vete e te ka thene e dhene nje vendim penal, ska rendesi se cfare thite vendimi edhe thua nuk e njoh dhe e kam marre vesh tani.
    Dy jane gjerat shkurt fare
    1. Ose ka ndonje gabim ne lajm dhe ne vendosjen e pyetje-pergjigje
    2. Ose ky eshte shume i pacipe, i trashe, i pafytyre dhe genjeshtar klasik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *