• |
ide | kryesore

Zbulohet përse Dua Lipa u distancua nga mediat sociale: Nxisin urrejtje dhe ankth

Paparazzi, Slider



Ylli i popit Dua Lipa thotë se mediat sociale janë një terren kultivimi të urrejtjes dhe ankthit. Duke folur për BBC Breakfast ajo u kërkoi përdoruesve të rrjeteve sociale të që të jenë më të mirë ndaj njëri-tjetrit në internet, për të mirën e tyre.

24-vjeçarja tha për Louise Minchin se: “Disa ditë nuk i lexoj komentet. Disa ditë ndoshta ndihem më e prekur, zhytem dhe pothuajse kërkoj gjëra që nuk dua t’i shoh.”

Gjithashtu edhe yje të tjerë botërorë si Selena Gomez kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me sjelljet në mediat sociale.

“Media sociale mund të jetë një mjet kaq i mahnitshëm dhe mund të jetë aq argëtues për të ndarë gjërat, por në të njëjtën kohë është pothuajse një nxitës për urrejtje dhe ankth,”-shtoi Dua.

Ajo u shpreh gjithashtu se: “Njerëzit ndjehen sikur mund të thonë gjëra sepse fshihen pas një ekrani kompjuteri dhe për mua është e rëndësishme përdorimi i medieve sociale, për sa kohë që më bën të ndihem mirë dhe e dyta nuk më pëlqen të të marrë kohë larg saj.”

Muajin e kaluar, Dua gjithashtu bëri thirrje për kujdes më të mirë të shëndetit mendor në industritë e argëtimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *