• |
ide | kryesore

Alvini u rrëmbye nga kampi, një italiane u prezantua si gazetare

Lajme, Të fundit



Janë zbuluar të tjera detaje nga operacioni i shpëtimit të Alvin Berishës nga kampi sirian Al Hol. Në një prononcim të njërit prej administratorëve të kampit të transmetuar në emisionin Al Hol ai tha se ishte paraqitur një grup italianësh dhe një grua prej tyre tha se do të bënin një reportazh dhe një intervistë me djalin e mitur. Administratori tha se “djali ishte rrëmbyer” dhe se ai nuk kishte asnjë informacion nëse ishte kthyer në shtëpi. Në emision, Ermir Gjinishi ka treguar disa detaje për këtë operacion.

“Operacioni ka nisur që në 31 tetor, ka rreth një javë që është bërë i ditur për fillimin e një operacioni për kthimin e djalit shqiptar në shtëpi. Është një nga gazetat egjiptiane e cila njofton në datën 31 tetor fillimin e operacionit për marrjen e djalit shqiptar. Cilësohet se ka dijeni dhe e ndjek këtë operacioni nga presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Ministri i Brendshëm ka ndenjur gjithë kohën në Bejrut, nuk e ka kaluar për asnjë moment kufirin me Sirinë. Djali ka shtetësi dhe kombëtare, ne duhet të asistonim vetëm më letrat e udhëtimit për të bërë kalimin e djalit nga Bejruti drejt Italisë. Këtu nuk bëhet fjalë për djalin, sepse është problemi më i lehtë. Problemi mbetet edhe më shumë se 70 persona të tjerë shqiptarë. Ky është problemi më i madh”, – tha Gjinishi. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *