• |
ide | kryesore

Andi Lila: Ky është sekreti për një martesë të lumtur

F1, Paparazzi

Andi Lila, ka treguar suksesin e martesës së tij të lumtur me partneren Ornela. I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Lila foli për jetën e tij familjare si baba i dy fëmijëve dhe dashurinë e jetës.

“Me ardhjen e fëmijëve në jetë, dashuria rritet më shumë. Të them një sekret: Unë akoma kam ndrojtje t’i flas me emër. I flas me dashuri!”, u shpreh futbollisti.

Ai u pyet edhe për çelësin e suksesit të martesës me bashkëshorten, dhe e dini cili është?

Mirëkuptimi.

Andi dhe Ornela Lila, janë njohur që në moshën 17-vjeçare në bankat e gjimnazit, dhe që atëherë kanë qenë të pandarë.

Tani çifti ka dy fëmijë, djalin 4-vjeçar Ayan, dhe vogëlushen 1 vjeçe, Axa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu