• |
ide | kryesore

Daily Mail publikon detaje mbi xhaxhain e Meghan Markle

Paparazzi, Slider



Dramat midis familjes mbretërore dhe medias britanike vazhdojnë të jenë prezente e duket se nuk kanë fund. Ka qenë pikërisht “Daily Mail”, revista që qëndron pas çdo lajmi që cënon dukeshën e Sussex. Pas shumë lajmeve false dhe publikimit të problemeve familjare të Meghan, rradhën e ka xhaxhai i dukeshës, për të qenë në qendër të vëmendjes. 80-vjeçari Mike Markle, ka treguar ekskluzivisht për “Daily Mail”, se bashkë me vëllain tjetër, i ka prerë shpresat që Meghan t’u flasë një ditë. Mike vuan nga Parkinsoni dhe e di që nuk ka shumë kohë për të pritur pajtimin. Kjo revistë vazhdon të cënojë privatësinë e dukeshës, prandaj edhe Princ Harry i ka kërcënuar se do t’i hedhë në gjyq, madje së fundmi ka nisur procedurat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *