• |
ide | kryesore

Dalin fotot, ky është Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Publikohen për herë të parë fotot e Andi Malokut, shoferit të prokurorit Arjan Ndoja, që mbeti i plagosur në atentatin e para një jave në Shkozet. Fatkeqësisht 30-vjecari Maloku ndërroi jetë sot pasdite në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve për ta mbajtur në jetë, Maloku nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Edhe nëse do të kishte shpëtuar, raportohej se ai do të kishte mbetur i paralizuar pasi një prej plumbave e kishte prekur në shtyllën kurrizore.

Andi Maloku ka punuar për një kohë të shkurtër në Policinë e Shtetit, por u largua për të punuar më pas si shofer i prokurorit plot dritëhije, Arjan Ndoja. Ky i fundit i shpëtoi atentatit bashkë me mikun e tij Landi Muharremi, i njohur si “Rrumi” i Sukthit.

©LAPSI.al 



4 Comments

  1. Te dalesh per buken e gojes dhe te perfundosh i vdekur…fati i te drejtit, fati i hallkeqit. Pusho ne paqe mor mik, pusho ne paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *