• |
ide | kryesore

Detajet/ “Le Iene” zbulon operacionin sekret që çoi në lirimin e Alvin Berishës

Kryesore, Lajme

Alvin mbërrin mbrëmjen e së enjtes në Romë ku e pret prej 5 vitesh babai i tij. Është historia e pazakontë e 11-vjeçarit shqiptar të rrëmbyer nga nëna e tij e radikalizuar në internet nga propaganda e ISIS dhe që vendos të braktisë bashkëshortin dhe 2 vajzat dhe t’i bashkohet shtetit Islamik.

Historia u bë e famshme në një reportazh të emisionit investigativ “Le Iene “të Italia 1, që vuri alarmin për të miturin shqiptar të mbetur vetëm në kampin Al-Hol të Sirisë mes 70 mijë grave dhe fëmijëve dhe ish-luftëtarëve të ISIS. Ajo që tronditi të gjithë ishte sjellja e ambasadës shqiptare në Turqi që premtoi bashkëpunim për lirimin e Alvinit dhe më pas u ktheu krahët gazetarëve.

E vërteta është kjo edhe pse më pas propaganda qeveritare ngriti altorpalantët për të mbuluar skandalin se selia jonë diplomatike nuk kishte gjë në dorë. Në një shkrim të gjatë të vetë emisionit “Le Iene” thuhet se shpëtimi i Alvinit erdhi falë një operacioni të drejtuar nga autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, Kryqin e Kuq dhe Gjysmëhënën e Kuqe. Është i vetmi moment kur përmendet qeveria shqiptare, por se çfarë ka bërë konkretisht shteti ynë për rastin nuk thuhet.

Sipas gazetarëve të Le Iene ishin përpjekjet e autoriteteve italiane që për herë të parë, në situatën e krijuar në Siri, krijuan një korridor humanitar nën sigurinë e forcave speciale italiane ROS. Një rol të rëndësishëm në negocimin luajtën autoritetet libaneze. Ishin ato që u krijuan kontaktet me kurdët që administrojnë ende kampin Al-Hol. Shumë pjesë të operacionit mbeten enigmë. Alvin u shoqërua nga shoqatat humanitare të cilat e nxorën deri në kufirin mes Sirisë dhe Libanit.

Më pas 11-vjeçari u dërgua në ambasadën italiane në Bejrut ku iu dha një pasaportë italiane me të cilën mund t’i hipte avionit për në Romë. Në Liban e priste edhe ministri i Brendshëm shqiptar, Sandër Lleshaj që nxitoi të shpërndante fotot me vogëlushin. Emisioni “Le Iene” falënderon në mënyrë të veçantë ministrinë e jashtme italiane dhe diplomatët e saj me të cilët gjatë këtij muaji ka qenë në kontakte të vazhdueshme.

Ishin këta diplomatë që gjetën njerëzit e duhur me të cilët mund të bisedonin për të marrë Alvin. Emisioni thotë se zyrtarët e ministrisë së jashtme italiane u treguan javët e fundit jashtëzakonisht të aftë, kompetentë dhe profesionistë.

Mobilizmi nidi në 16 tetor kur gazetari Luigi Pelazza publikoi reportazhin. Emisioni Le Iene citon edhe babain e Alvitit që thotë se në këto 5 vete ka parë të birin vetëm në fotografi.

Gazetarët italianë të Le Iene shkruajnë se Alvin ka ende nevojë për trajtim shëndetësor për shkak të shpërthimit që i shkaktoi dëmtime në këmbë dhe që çoi në vdekjen e nënës së tij. Ai ende çalon nga ajo plagë, por e rëndësishme është që Alvin të trajtohet edhe për tmerret që ka parë me sy në 5 vitet e luftës.

Politikanët shqiptarë kanë shpejtuar të marrin meritat. Le ta bëjnë. Lajmi i mirë është që Alvin tashmë është në shtëpi. ©LAPSI.al

Alvin libero a Beirut: le foto Alvin libero a Beirut: le foto

7 Comments

  1. Ministri Lleshaj,thoni se eshte ne Beirut,ndersa Keshilltari i Presidentit-Kulla,thote se eshte ne Damask me djalin.Cila qendron?Bejruti,apo Damasku?

  2. Italjanet e nxorren te ishte per lleshajn dhe rilindsat nkamp do ishte sot e mot. Po spati ndonje gje per te vjedhur as qe e rruajne keta..edhe ne ket rast vodhen mundin dhe perpjekjet e te tjereve per foto dhe intervista pordhe me rigon

  3. PO PSE KETE NUK E BERI LLESHI PALLESHI LESHI KUSH E BERI KETE PO ATEHER PSE SHKOJ KY ATJE ME LEKET E SHQIPTARVE POR SPORT,SHOOW APO PER TAKIME SEKRETE.

  4. se ia hiqni meritat qeverise shqiptare.? Vete Ministri i i Brendshem shkoi ne Bejrut dhe beri edhe turizem duke pare vende qe nuk i kishte pare asnjehere dhe qe zor se do i shohe prape, me leket e buxhetit, pra te qeverise dhe beri nje foto me djalin e shkrete (deri para pak ditesh). Ministri pra ishte prezent kur djali doli nga Siria dhe hyri ne Liban. Cfare doni me teper? Doni qe te hidhte gaz ne Liban? Por Kadri Kazan Media shqiptare nuk ia njeh as kete merite qeverise e cila dergoi atje nje minister te rendesishem, i cili vezhgonte punen e ialianeve me djalin.

  5. Nje tufe me torollake qarkullojn neper portHalet shqiptare,do kishte qene me mire qe baballaret tuaj ti kishin rene me dore,sa ju beene me shurren e mengjesit

  6. I paemer i ores 15:41, lum si ti qe e ditke se te kane bere. Me siguei nuk ke lindur as ne maternitet, por ne bdonje stalle gomeresh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu