• |
ide | kryesore

E rrallë/ Del i pafajshëm shqiptari i dënuar me burg përjetë në Greqi

Lajme, Të fundit



Ky është një nga gjyqet e rrallë të ndodhura në Greqi. Bëhet fjalë për shqiptarin Nikolla Vreka, i cili qëndroi në burg 2 vite e gjysmë me akuzën për trafikim të drogës. Sot Gjykata e Shkallës së Dytë në Patra njëzëri ka nxjerrë të pafajshëm 47-vjeçarin Nikolla Vreka.

Gazetari shqiptar Shpëtim Zinxhiria raporton nga Greqia se ai u dënua në vitin 2017 me akuzën e trafikimit të 832 kg kanabis. Akuza kundër tij ishte ngritur më 2013-ën, por u arrestua 4 vite më pas në 2017 kur u ndodh për tjetër arsye në komisariatin e policisë.

Akuza kundër tij ishte mbështetur tek pretendimi se ishin gjetur shenjat e gishtërinjve mbi një gotë plastike që u gjend në portobagazh të makinës. Gjatë qëndrimit në burg, shqiptari botoi 5 libra në shqip dhe në greqisht. I lirë sot, por hidhërimi qëndron edhe pse është jashtë hekurave.

Në një intervistë për televizionin ANT, Nikolla – nga i dënuar në i pafajshëm, tha: “Besoj ne drejtësinë greke ashtu siç besoj te Zoti. Kur me arrestuan më thanë që je baron, një diçka të tillë, sa mbeta i ngrirë në kangjella. Më thanë se ke bërë import hashashi aq sa u çmenda kur e dëgjova. Kur më thanë “isovia” – burgim i përjetshëm, sa nuk vdiqa. Nëse nuk je një qenie e fortë, mbytesh atje brenda”.

Avokati Mihalis Mitrokalis, lidhur me këtë, tha se “qytetarët e këtij vendi duhet të kenë besim te drejtesia, te gjyqtarët grekë. Edhe nëse bëhet një gabim, e vërteta do të dalë”.

Shqiptari kërkon me të drejtën e tij zhdëmtimin ekonomik nga shteti grek për vuajtjen e padrejtë të dënimit në burgun grek. /faxweb.al



2 Comments

  1. Sa te poshter,qenkan greket,eee te nxirrkan edhe te pa fajshem (natyrisht,kur je i tillie).Ja pra kur gjygjsori,punon normalisht dhe i pa varur,pamvaresisht se mund te behen edhe gabime.Rendesi,ka qe e verteta del ne drite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *