Surpriza, gola por edhe dëshpërim. Pasditja e vonë e Europa League ka dëshpëruar Thomas Strakoshën që ka parë të dalë praktikisht jashtë kompeticionit në Olimpico, i mundur për herë të dytë nga Celtic. Ngushëllimi i Sinanit, sulmuesi të Dudenlange, janë dy golat e shënuar në fund ndaj Sevilla, që vetëm sa reduktojnë përmasat e humbjes, ndërsa LASK turpëron PSV Eindhoven, duke i komplikuar hollandezëve cështjen e kualifikimit tashmë.
Grupi A
Me përjashtim të Sevilla, me pikë të plota pas katër ndeshjeve të para të grupit, për të gjetur të tjerët duhet kaluar një boshllëk i madh. Apoel mbërrin i dyti tashmë, edhe pse me vetëm 4 pikë, pas fitores në Qipro kundër Qarabag. Azerbaixhanasit nuk e shfrytëzuan dot faktin që kishin avantazh pikësh para ndeshjes dhe panë ti përmbyset goli e Medvedev në pjesën e dytë. Sinani në ndeshjen tjetër, nuk i mjafton Dudelange për ti bërë keq Sevilla, që ruan përsosërinë e rekordit me 5 gola të shënuar në 67 minuta, përpara si ti lëshonin skenën Sinanit, që me dy golat e shënuar nuk mund ti ngrinte më shumë pikët në renditje për luksemburgasit, të bllokuar në tre pikë.
Grupi B
Dy barazime në këtë grup ruajnë status quo e skuadrave, që në dy ndeshjet e mbetura duhet të vendosin skuadrat që do të avancojnë më tej. 6 pikë për Kopenhagen dhe Dinamo Kiev, që u ndanë paqësisht 1-1 në Danimarkë, ndërsa nuk përfitoi dot Malmo, me 5 pikë, e ndalur pa gola në Zvicër me Luganon.
Grupi C
Komplikohet për Getafe historia e kualifikimit, me spanjollët të mundur në Basel 2-1. Zviceranët kryesojnë tashmë me 10 pikë, katër mbi Getafen e Krasnodar, që pasi kaloi 3-1 turqit e Trabzonspor, shkoi në 6 pikë. Rusët tani do ta diskutojnë kalimin e grupit me spanjollët e Getafes, që janë një kundërshtar i rrezikshëm, edhe pse kanë marrë një goditje psikologjike nga humbja në Basel.
Grupi D
LASK turpëron keq PSV Eindhoven në grupin D, me hollandezët që u dorëzuan me rezultatin 4-1. Dy skuadrat tani barazohen me pikë dhe në dy ndeshjet e mbetura duhet të vendosin se cila prej tyre do ti bashkohet Sporting Lisbone përtej fazës së grupeve. Portugezët janë në krye me 9 pikë, pas fitores në transfertën norvegjeze me Rosenborg me rezultatin 0-2. Bruno Fernandes konfirmon momentin e artë më një tjetër gol, që vazhdon ti rrisë cmimin mesfushorit.
Grupi E
Del nga skena me turp Lazio e mundur edhe në Olimpico nga Celtic. Strakosha nuk mjafton për të mbajtur në lojë italianët, që nuk i ka bërë punë avantazhi i Immobile. Skuadra e Inzaghit, ashtu si i ndodhi edhe dy javë më parë në Gllasgoë, është përmbysur nga skocezët që mbajnë vendin e parë me 10 pikë, një më shumë se Cluj. Rumunët kanë mundur 1-0 Rennes të vendit të fundit e kanë tani 6 pikë më shumë se Lazio.
EUROPA LEAGUE – GROUP A
APOEL Nicosia 2 – 1 Qarabag FK
F91 Dudelange 2 – 5 Sevilla
EUROPA LEAGUE – GROUP B
FC Koebenhavn 1 – 1 Dynamo Kyiv
Lugano 0 – 0 Malmoe FF
EUROPA LEAGUE – GROUP C
Basel 2 – 1 Getafe
FC Krasnodar 3 – 1 Trabzonspor
EUROPA LEAGUE – GROUP D
LASK 4 – 1 PSV Eindhoven
Rosenborg 0 – 2 Sporting CP
EUROPA LEAGUE – GROUP E
CFR Cluj 1 – 0 Rennes
Lazio 1 – 2 Celtic
EUROPA LEAGUE – GROUP F
Standard Liege 2 – 1 Eintracht Frankfurt