• |
ide | kryesore

Fansat e Selenës sulmojnë Justin në rrjete sociale (FOTO)

Paparazzi, Slider



Të vetmit që u bëjnë konkurrencë fansave të zjarrtë të Taylor Swift janë Selenatorët. Ndonëse u duk sikur situata u qetësua, mjaftoi një foto që ndjekësit e Gomez të rinisnin sërish dramën nga e para.

Në Instagram, Justin Bieber postoi një foto që siç duket ashiqare, nuk ka të bëjë fare me Selena-n. “Bëra një udhëtim i vetëm, për t’u lutur, për të menduar dhe për të reflektuar…koha për t’u kthyer te GRUAJA,” shkroi ai.

Selenatorët qenë të gjithë të mendimit se Justin e mori rrugën i vetëm për të qëndruar larg Hailey-t.

“Qëndroi pak kohë larg gruas për të dëgjuar këngën #1 në Billboard,” shkruan dikush. “Gënjen. Ai u largua i vetëm për të folur me Selena-n dhe për të dëgjuar zërin e saj,” lexohet diku tjetër. Po kështu, një ndjekëse shton: “Ja pse kënga e Selena Gomez është #1. E ka dëgjuar Justin 1 milion herë.”

Përsa i përket “Lose You to Love Me”, Justin e ka dëgjuar, por thjesht nuk do të bëjë asnjë reagim publik. “Sigurisht që Justin dhe Hailey e kanë dëgjuar këngën e re të Selena-s, por po përpiqen të mos japin asnnjë reagim në lidhje me tekstin e saj,” tha një burim për E! News.

Selena e quajti të mbyllur kapitullin me Justin, por Selenatorët kanë ende ca hesape pa larë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *