• |
ide | kryesore

Gjykata Speciale thërret Kadri Veselin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PDK-së, Kadri Veseli është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë më 4 dhjetor.

Në një reagim tijin për rastin, Veseli është shprehur se ftesa i ka ardhur si një prej udhëheqësve të UÇK-së gjatë luftës me Serbinë. Veseli është shprehur se do të marrë përgjegjësi të plotë për të gjitha angazhimet e tij në kohë të luftës.

“Edhe ky proces duhet të ketë epilog, duke u bazuar në të vërtetën, faktet e drejtësinë, dhe që nuk e dëmton shtetin e Kosovës në pafundësi. Jam i bindur se edhe kjo Gjykatë do ta vërtetojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe që do t’i ndalë goditjet ndaj të vërtetës së popullit tonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese, më 4 dhjetor,”- tha Veseli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *