• |
ide | kryesore

Hygor në Brazil, Jonuz në tribunë, Vllaznia sfidon Tiranën pa tifozë

Sport



Tirana-Vllaznia, është ndeshja që hap javën e 12 të Superiores dhe për mënyrën si kanë ardhur gjërat, për të dy formacionet është shumë delikate. Kuqeblutë vijnë në këtë përballje pas dy humbjeve radhazi, fillimisht me Laçin në transferte dhe më pas me Bylis në shtëpi, ndaj edhe do të kërkojnë patjetër marrjen e një rezultati pozitiv në këtë sfide. Por duhet ta bëjnë me mungesën e Mirsad Jonuz në pankinë, si rezultat i dënimit me dy ndeshje nga komisioni i disiplinës e pa brazilianin Hygor për të cilin është dhënë një lejë nga klubi për motive familjare: “Ai ka problemet e veta familjare. Unë dhe administratori Lici i kemi dhënë leje që të jetë afër nënës së vet dhe unë do të besoj se çdo gjë do ti shkoj mirë. Ai ka dëshirë që të luajë tek Vllaznia. Ai do të kthehet, është një pikë e fortë për ekipin tonë dhe mendoj se do të na duhet.”

Natyrisht pas një fillimi të fortë, shkodranët kanë ulur disi ritmin në javët e fundit, duke sjellë edhe kontestimet e tifozëve, të djegur nga dëshira për ta parë skuadrën e tyre në majën e futbollit në vend: “Këto dy-tyre ditët e fundit kamë biseduar me lojtarët e mirë në lidhje me ndeshjen e kaluar dhe i kam dhënë një mesazh që nga kjo situatë të dalim edhe më të fortë. Është krejt normale që ngandonjëherë skuadra të jetë në krizë. Edhe këto 15 pikë që i kemi marrë me një skuadër, e krijuar pothuajse e re këto muajt e fundit, është një rezultat shumë i mirë. Skuadra e parë ka 20 pikë, dhe me një fitore diçka ndryshon. Ne si skuadër kemi treguar se luajmë më mirë jashtë dhe do të përpiqemi të marrim pikë edhe ndaj Tiranës”.

Lajmi i mirë për shkodranët është rikthimi i Gurishtës, e Ramadanit, që për Jonuz do të jetë një frymëmarrje, duke parë katër mungesat e rëndësishme që kishte ndaj ballshiotëve. “Do të shohim se cilët lojtarë do të jenë në fushë në ndeshjen me Tiranën, sepse kemi shumë lojtarë që kanë nga dy apo tre kartonë të verdhë, sepse nuk përfundon kampionati në ndeshjen me Tiranen, kemi edhe shumë ndeshje të tjera në vazhdim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *