• |
ide | kryesore

I kërkuar në të gjithë Italinë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar

Lajme



Një shtetas shqiptar është vënë në prangat e Policisë italiane, pasi ishte i shpallur në kërkim në vendin fqinj si vjedhës me dhunë i vilave.

Bëhet fjalë për Myslim Hoxhën, 30 vjeç, i cili është përgjegjës për një grabitje të dhunshme, si pasojë e të cilës u plagosën dy persona, babë e bir.

Hoxha me bashkëpunëtorët e tjerë rrahën një nga banorët në shtëpinë e të cilit hynë për të grabitur, duke e lënë atë pa ndjenja përtokë, raporton “Roma Today”.

Pas më shumë se 1 viti hetimesh, Policia arriti të prangosë 30-vjeçarin e shumëkërkuar në Itali.

Hoxha akuzohet po ashtu se ka marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së një gruaje në zonën e “Via del Laghi”. @Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *