• |
ide | kryesore

I rrezikohet karriera nga biznesmeni/ Nis seanca në KPA për Besnik Muçin

Lajme, Të fundit



Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka nisur seancën për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçin.

Sipas Komisionerit Publik, Muçi dhe personat e lidhur me të nuk e justifikojnë pasurinë. “Provat e reja nuk sjellin ndonjë rezultat ndryshe nga ai i pari.“, ka deklaruar sot në seancë KP-ja.

Debatet në seancën e sotme:

Komisioneri Publik: Provat e reja nuk sjellin ndonjë rezultat ndryshe nga ai i pari.

Besnik Muçi: Kërkoj të administrohet si provë bilanci i kompanisë turke, që është huadhënëse. Kërkoj t’i dorëzoj parashtrimet në shqip dhe anglisht.

Është zbuluar emri i biznesmenit të fuqishëm që po i rrezikon karrierën Besnik Muçit, anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Konfirmimi në detyrë i gjyqtarit nga Këshilli i Pavarur të Kualifikimit (KPK), u ankimua nga Komisioneri Publik, pasi personi të cilit Muçi i kishte blerë shtëpinë ishte i dënuar për moskallëzim krimi.

Bëhet fjalë për Armand Lilon, të cilit sipas raportit të DSIK-së, Muçi i detyrohet 21 mijë euro. Po ashtu, sipas DSIK-së, Muçi ka kontakte të papërshtatshme me këtë biznesmen, i cili rezulton me probleme ligjore.

Muço tha se Lilo është taksapaguesi më i madh i Bashkisë së Tiranës dhe një ndër punëdhënësit më të mëdhenj. Anëtari i Kushtetuese tha se nuk e ka hetuar asnjëherë Lilon dhe se nuk kishte dijeni se ai kishte probleme me ligjin.

Gjyqtari po përballet me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) në kuadër të procesit të vetting-ut. Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të ish-prokurorit të Krimeve të Rënda me argumentet se ka probleme me pasurinë dhe figurën morale.

Muçi u propozua për Kushtetuesen nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për t’u emëruar disa ditë më, ndonëse ende nuk i ka mbyllur “llogaritë” me vetting-un. Në dekretin e emërimit të tij, Meta bënte me dije se Muçi plotësonte të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe shtonte se emri i tij kishte ardhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED). @Lapsi.al



3 Comments

  1. Thone se leku e ben njeriun me te mencem, me te bukur, suratit te ketij nuk ka cfare i ben edhe parja! Ik morr debil 900 karatesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *