• |
ide | kryesore

Jashtë edhe Politano: tani Conte ka vetëm Esposito pas dyshes së sulmit

Sport



Asnjë frakturë, por si parashikohej në Westfalenstadion Matteo Politano është i detyruar të qendrojë gjatë jashtë fushave. Testet klinike, që janë kryer në mëngjes herët në Institutin Humanitas të Rozzano, kanë evidentuar “një shembje të kaviljes së majtë; kondicioni fizik i lojtarit, që në fazën e parë të trajtimit do ta ketë kaviljen të palëvizshme, do të vlerësohen javët e ardhshme”: mungesa e parashikuar është të paktën një muaj, e sulmuesi duhet të kthehet në dispozicion pas sfidave me Romën e Barcelonën.

Testet e bëra një ditë më parë e kishin përjashtuar dëmtimin kockor. Përplasja me Schulz në fushë megjithatë ka qenë i fortë, Politano qendroi deri në fund në fushë, pavarësisht se ndonjë nga shokët – Godin mbi të gjithë – i kishte këshilluar të dilte, edhe pse zikaltrit do të mbeteshin me 10 lojtarë. Eshtë një mungesë e rëndësishme për zikaltrit, të paktën në pikëpamjen e alternativave, që i shtohet një reparti që duhet të bëjë pa Sanchez. Tani Conte ka vetëm një lojtar ofensiv në dispozicion, pas dyshes Lautaro-Lukaku, ose më saktë të riun Esposito.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *