• |
ide | kryesore

Kartoni i kuq më i pabesueshëm në botë: lojtari kroat përjashtohet, se vrau një pulë!

Sport



“Sjellje antisportive”. Një nga motivet, me rregullore në dorë, për të cilën mund të dënohesh. Por është hera e parë, që ky përshkrim në rregullore interpretohet… të godasësh një zog në terrenin e lojës. Sipas asaj që bën të ditur 24 Sata, një lojtari gjysëm-profesionist kroat i ka ndodhur pikërisht kështu. Në ndeshjen mes NK Jelengrad e Jasenovac është bërë disa herë ndalesa e lojës për shkak të… invazionit të fushës, duke parë që një grup pulash nuk arrinte të qendronte larg tapetit të gjelbër. E kështu, Ivan Gazdek vendosi ta zgjidhë situatën në mënyrën e tij, por në mënyrë të përgjakshme.

Futbollisti vendas ka marrë me shkelma një nga pulat pushtuese, duke e vrarë, ndërsa e hodhi më pas jashtë rrethimit. Sic duket ishte e tepërt për arbitrin, që ka marrë masa duke e ndëshkuar me kartonin e kuq. Masë e papritur për Gazdek, që ka shpjeguar veprimin e tij. “Më besoni, nuk doja të bëja. Rezultati ishte i diskutueshëm dhe isha nervoz. Pulat futeshin shpesh në fushë e duhej të ndalonim lojën”. E megjithatë qëllimi nuk ishte të vriste pulën.

“Vrapova drejt tyre për ti trembur, shkëlmova në ajër, por rastësisht e zuri njërën duke e vrarë”. E përvec kartonit të kuq, Gazdek smori qortimin edhe të padrones së pulës. Por, si shpjegon lojtari, i ka kërkuar ndjesë edhe asaj. “I dërgova një pulë të re, me një pusullë ndjese”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *