• |
ide | kryesore

Kërkesa e Metës/ KED përgjigjet: Do dërgojmë dosjet e 4 kadidatëve të tjerë

Lajme, Të fundit



Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka reaguar pas kërkesës drejtuar Kuvndit nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për pezullimin e procesit për zgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij, është shkelur Kushtetuta.

Në përgjigjen e KED-së, sqarohet se “Këshilli vlerësoi t’i përcjellë Institucionit të Presidentit të Republikës kopje të dokumentacionit të administruar dhe të shqyrtuar që përmban dosja e kandidimit të secilës prej 4 kandidateve të listuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese”.

Reagimi i KED:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ditën e sotme, datë 07.11.2019, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar “Diskutim mbi qëndrimet e Presidentit të Republikës lidhur me procesin e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetutese”.

Në këtë mbledhje Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u vu në dijeni të qëndrimeve të Presidentit të Republikës të shprehura me anë të shkresës nr. 3535/2 datë 05.11.2019 , me lëndë “ Mbi zgjedhjen/emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese sipas radhës që dikton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligji nr. 8577/2000”, administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me nr. 713 prot, datë 06.11.2019.

Në kushtet kur i ka përfunduar procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe renditjes së kandidatëve për katër vende vakante, dy për secilin organ emërtese, përkatësisht për Presidentin e Republikës dhe Kuvendin, duke dërguar pranë tyre edhe Listat Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve, Këshilli vlerësoi ti përcjellë Institucionit të Presidentit të Republikës kopje të dokumentacionit të administruar dhe të shqyrtuar që përmban dosja e kandidimit të secilës prej 4 kandidateve të listuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11133 datë 04.03.2019, për disponibilitetin e dërgimit të të cilave KED ka vënë në dijeni këtë organ emërtese me Raportin e Arsyetuar për Renditjen e Kandidatëve të Lejuar për plotësimin e këtij vendi vakant, përcjellë pranë institucionit të Presidentit me shkresën nr. 553 prot datë 08.10.2019.

Në letrën e bërë publike nga Presidenca, Meta analizonte situatën e krijuar nga vakancat në Kushtetuese, duke bërë thirrje që të nisë plotësimi i dy vendve bosh në këtë institucion.

Sipas Metës, KED-ja nuk ka marrë vendim kolegjial për listimin  e kandidateve të propozuar dhe nuk ka respektuar zinxhirin institucional, Presidencë-Kuvend-Gjykatë e Lartë. Presidenti shtonte se KED-ja ka dërguar listat për plotësimin e dy vendeve njëherazi, si për rastin e Besnik Muçës dhe të Altina Xhoxhës.

Në këndvështrimin e Metës, në këtë mënyrë atij nuk i është dhënë mundësia që të propozojë kandidatin e dytë për në Kushtetuese. @Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *