• |
ide | kryesore

Lady Gaga flet për romancën me Bradleyn

Paparazzi, Slider



Bradly Cooper dhe këngëtarja e njohur Lady Gaga u përfolën gjatë në mediat rozë për një romancë midis tyre në fillim të këtij viti.

Madje thuhej se ky ishte dhe shkaku që modelja e njohur Irina Shayk i kërkoi divorcin aktorit. Gjithë ky dyshim lindi pas performancës së tyre në ndarjen e çmimeve Oscar. Por së fundmi këngëtarja e hitit ‘Bad Romance’ ka folur për herë të parë në lidhje me këtë thashethem për revistën e njohur ‘Elle’.

Ajo rrëfeu se shfaqja e tyre prekëse ishte e gjitha e planifikuar qëllimisht pasi donin që njerëzit të besonin se ato ishin të dashuruar. “Për mua, si interpretuese dhe aktore, sigurisht që donim që njerëzit të besonin se ishim të dashuruar. Ne donim që njerëzit ta ndienin atë dashuri në ndarjen e çmimeve Oscar. E gjithë kjo për faktin që kjo pjesë të shkonte përtej aparatit dhe ne kemi punuar punaur me ditë për këtë gjë’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *