• |
ide | kryesore

Policia operacion blic për kapjen e autorëve të tjerë të atentatit ndaj Ndojës

Lajme, Të fundit



Policia e shtetit është duke zhvilluar në këto momente një operacion “blic” në qytetin e Lushnjes për të kapur autorët e tjerë të dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Sipas gazetarit Spartak Koka është ushtruar kontroll në shpëtinë e J.S. në Karbunarë, një person me precedentë penalë. Një tjetër operacion po kryhet në Fushë Krujë ku dyshohet se fshihen edhe 2 autorë të tjerë të atentatit. Mësohet se në operacion janë angazhuar forcat RENEA dhe ato të FNSH-së. Në pranga deri tani është vënë Redjan Rraja të cilit i janë gjetur gjurmë në makinën e autorëve.

Një tjetër provë e rëndësishme e gjetur nga prokurorët janë analizat balistike që kanë provuar se plumbat në vendin e ngjarjes janë qëlluar nga armët e gjetura në mjetin në Shkafanë të Ishmit. Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë në duar disa nga dosjet gjyqësore të mbivendosjes së pronave në Durrës, ku janë të përfshirë edhe emra të njohur të botës së krimit.

Në sitën e Prokurorisë për Krime të rënda, janë duke kaluar disa prona që dyshohet se i ka përvetësuar familja Muharremi. Të tjera burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë se një biznesi fare pranë vendit të ngjarjes, ku duken qartë makina nga e cila është qëlluar si dhe automjeti me të cilin udhëtonin prokurori Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi, i njohur me nofkën “Rrumi i Sukthit”. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *