• |
ide | kryesore

20 predha dhe një sasi granatash në nëndetin e Sarandës, rrezik për shpërthim

Lajme, Të fundit



20 predha dhe një sasi granatash janë zbuluar në nëndetin e Sarandës.

Mësohet se municionet janë zbuluar nga zhytës vullnetarë, të cilët po kryenin pastrimin e zonës ujore.

Dyshohet se predhat i përkasin Luftës së Dytë Botërore dhe rrezikojnë të shpërthejnë nga kontakti me ndonjë spirancë të ndonjë anijeje.

“Do të bashkëpunojmë me forcat e policisë së shtetit dhe ato të ushtrisë për të bërë të mundur demontimin e tyre.”- janë shprehur vullnetarët për mediat lokale.

Predhat që ndodhen në afërsi të Limanit, kanë ngjallur panik te banorët që u tremben një shpërthimi të mundshëm. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *