• |
ide | kryesore

“Leicester kampion i Premier League”: tifozi bastvënës që fitoi në 2016 e riprovon

Sport



Kishte vënë bast në sezonin 2015-2016 mbi fitoren e Premier League nga ana e Leicester të tij. Tani Leigh Hertbert e provon edhe njëherë me besim të plotë tek Foxes. Tifozi që kishte vënë, me një kuotë 5000 me 1 në 2016 është kthyer në sulm e, sipas asaj që bën të ditur BBC, beson akoma tek titulli i skuadrës së tij të zemrës.

Duhet të kënaqet me një kuotë inferiore, tani Leicester kampioni i Premier League jepet për 300 me 1 -, por për Herbert nuk bën diferencë: “Liverpool e Manchester City duken më të fortë se ne, por nuk mund ta dish kurrë”, ka thënë tifozi. “Kam sigurisht një ndjesi të ngjashme me atë të 2016. Ka patur ulje e ngritje në vitet e fundit, shumë emocione. Vichai (presidenti që humbi jetën tragjikisht) ka bërë shumë për Leicester e humbja e tij ishte shkatërruese”.

E përsëri tek cështja e bastit: “Në fillim të vitit vendosa 30 stërlina për Leicester në këtë sezon. Tre skedina, secila nga 10 stërlina: një për triumfin e tyre në kampionat, një tjetër që renditet në katër të parat dhe e fundit mes gjashtë të parave. Mund të fitoj rreth 7500 stërlina. Me atë që fitova tre vjet më parë, bleva një makinë dhe bëra pushime”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *