• |
ide | kryesore

Macron flet për veton ndaj Shqipërisë: E mbrojta nga poshtërimi, gjysmën e vendeve e kisht kundër

Lajme, Të fundit

Duket se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka nisur të latojë që tani Bashkimin Evropian e të ardhmes, duke dashur të bëjë një hap vendimtar nga infrastruktura burokratike e institucioneve të përbashkëta të Unionit, në një diplomaci të veprimit.

Në një intervistë dhënë për prestigjiozen britanike “The Economist”, Macron është shprehur se do të kishte qenë absurde hapja e BE-së për anëtarët e rinj, përpara se të reformohej procedura e pranimit. Megjithatë, sikurse shpjegoi në deklaratën e tij të 18 tetorit, kur u mbajt mbledhja e Këshillit Evropian për të marrë një vendim mbi avancimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Macron përsëriti se do të ishte i gatshëm të rishqyrtonte mundësinë e nisjes së bisedimeve nëse dy vendet kandidate do të kishin plotësuar kushtet.

“Hapja e një procesi thjesht burokratik është absurde…Pra, bindja ime është që, e para, ne duhet të reformojmë procedurat tona të anëtarësimit. Nëse e arrijmë këtë reformë në muajt e ardhshëm, unë do të jem i gatshëm të hap negociatat. Nëse ata kanë bërë edhe disa përpjekje shtesë të mbetura. Por nuk dua ndonjë anëtar të ri të mëtejshëm derisa të reformojmë vetë Bashkimin Evropian. Sipas mendimit tim, ky është një parakusht i sinqertë dhe i domosdoshëm.“- ka thënë kreu i shtetit francez.

Më tej, Macron ka ritheksuar se shumica e vendeve të BE-së, ishin në favor të hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut, duke e konsideruar si arritje historike ndryshimin e emrit,“por gati gjysma e tyre ishin kundër hapjes për Shqipërinë. Gabim fatal”.”Realiteti është që nëse nuk do t’i hapnim negociatat vetëm për Shqipërisë, do të shkaktonim një traumë të tmerrshme në rajon. Ka komunitete shqipfolëse kudo. Nëse poshtëroni Shqipërinë, ju do të destabilizoni rajonin në një mënyrë të qëndrueshme.”- theksoi ai.

Një qasje deklarative kundërshtuese ndaj hapjes së negociatave për Shqipërinë tregoi edhe Holanda. Ministri i Blok Jashtëm holandez, Stef Blok, konfirmoi në fund të shtatorit se qendrimi i vendit të tij ndaj Shqipërisë do të ishte i ngjashëm me atë të mbajtur përpara verës, kur u theksua se nuk do të çelen negociatat pa u plotësuar kushtet e qershorit të 2018-s. Ndërkohë, akoma më herët, parlamenti holandez kaloi në qershor një mocion në të cilin një shumicë e konsiderueshme deputetësh u rreshtua kundër bisedimeve të pranimit me Shqipërinë. Kritike ndaj pararendjes së rrugëtimit të vendit tonë në BE ishte edhe Danimarka. ©Lapsi.al

 

 

6 Comments

  1. Who gives a SHIT mer Makaron. Shqiptaret jane mesuar me poshterime ca te meritura e ca JO. Maqedonasit kane qene gjithmone nje hap para shqiptareve te Shqiperise dhe kjo JO per fajin tone por per fatin qe ”zhgjodhem” pas luftes se dyte boterore ku maqedonasit bashke me shqiptaret e Jugosllavise punuan dhe jetuan si njerez e jo si vemje qe qelbeshin nga te palaret e vinin era kerme nje ora larg pasi punoni 6 ditet e javes dhe laheshin te 7-ten. Pasi partia dhe monstra qe kishim ne krye na thonin perdite se jemi vendi me i ”lulezuar” i botes!!! dhe vashdoni e ndertoni bunkere ne cdo cep se ”perendimi” do na sulmoje e pushtoje se do te behet si ne!!! A e kupton o Makaron !!! Sigurisht Jo, keshtu qe ka qene Gabim i Madh qe fatin e integrimit te Maqedonise ta mbash peng i prapambetjes se Shqiperise…

  2. Makroni thote qe shumica e shteteve ishin kunder antaresimit te Shqipnise ndersa Rama thote qe ishin 2 ose 3 shtete . Se cili nuk e di, por njani rren!!

  3. Poshterimin te na e kishe thene ne sy, se mbase Kadri Rama i thirrte mendjes se tije skic, Keshtu do na nidhmoje me shume po te na e thoje te verteten hapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu