• |
ide | kryesore

Pas vetos në BE, Makron i përvishet Nato-s: “Po jetojmë vdekjen e saj celebrale”

-Instant, Kryesore, Planet

Pas vetos gati arrogante për zgjrimin e mëtejshëm të BE, presidenti francez, Emanuel macron, nuk ia ka lënë mangut as NATo-s. Duke u nisur nga ngjarjet e fundit, nga dezangazhimi amerikan për të qënë në krah të aleatëve historikë dhe nga veprimet e fundit të Turqisë, Makron ka deklaruar se “ajo që jemi duke jetuar është një vdekje celebrale e NATO-s”.

Makron i tha këto gjatë një interviste për biblën e ekonomisë liberale, revistën “The Economist” këtë të enjte, duke argumentuar se: “Ju nuk keni asnjë kordinim të vendimit strategjik të SHBA me partnerëst e NATO-s dhe ne kemi asistuar në një tjetër agression të pakordinuar, të një vendi anëtar si Turqia, në një zonë ku ne kemi interesa të përbashkëta” tha ai në intervistën që Lapsi.al e ka lexuar.

Por pasi ka theksuar se ajo që po ndodh përbën një problem të madh për Aleancën, Makron nuk ka kursyer sërish as Europën, të cilësi i ka parathënë shkatërrimin, nëse nuk arrin të mendojë si një fuqi e madhe.

Sipas shefit francez të shtetit, tre rreziqe i kanosen kontinentit të vjetër: Mendësia për të menduar vetëm si një treg, duke harruar së pari se është një komunitet, së dyti shkëputja e politikës amerikane nga projekti europian dhe së treti forcimi i Kinës.

Ndonëse ‘profecitë” e tij janë tepër të forta Macron i ka theksuar “The Economist”, në intervistën që Lapsi.al e ka lexuar, se ai “përpara se të dramatizojë tenton të jetë largpamës”.

Burimi “The economist”/Përgatiti Lapsi.al

 

 

6 Comments

  1. Franca gjithmone ka pas nje marredhenie ngriva-shkriva me Nato-n. Keshtu qe nuk eshte fare skandal ky qendrim i Makronit.

  2. Po pse po hedh vickla ky ? Franca nuk eshte antere e Natos, por ka nje ‘ kontrate bashkepunimi’ me Naton..
    E zgjodhen kete menyre qendrimi nje kembe brenda dhe nje kembe jashte thjesht per te mos paguar kuotat financiare ne Natos. Biles dhe na aksjonet ushtarake ne afrike dhe ne afganisttan nuk kane pranuar te bejne aksjone te perbashketa , por vetem aksjone te ‘ bashkerenduara ‘ me shtabin e pegjithshem , por jo pjese e ushtrise se perbashket.

    1. Po e ngatëron Francën me Gjermaninë o djalo.
      Është Gjermania që e ka të ndaluar me Kushtetutë për të mos marë pjesë në aksione konkrete me trupat e saj jashtë vëndit, e kjo është e kushtëzuar nga historia e Luftës së dytë bot[rore.
      Krejtë ndryshe, Franca ka marë pjesë aktive në veprimet e NATO-s, kudo ku ajo ka vepruar.
      Të mos ngatërojmë historinë e vjetër dipllomatike franceze, herë në mbështetje e herë kundër Serbisë në vartësi të forcave të majta apo të djathta që kanë qeverisur Francën..

      1. ”” Membership extended as the Fourth French Republic (including French Algeria until 1962). France withdrew from the integrated military command in 1966 to pursue an independent defense system but returned to full participation in 2016. ””

        Pra edhe ai me pikpytje ka te drejte sepse fanca deri ne 2016 nuk ka pasur nje ‘anteresim te vecante’ me naton .
        Dhe ky i paemri ka te drjete sepse tani Franca ka nje kontrate me naton si gjithe te tjeret.

  3. Po kush te pyeti ty? Ti e ke ushtrine me mercenare. Ti nuk jep leke per naton aq sa jep usa.
    Po ik qi ate zhapikun ose qiu vete bashke me serbin.

  4. Franca ka deshire te komandoje ushtrine Evropiane te cilen do ta ndertoje me Gjermanine. Gjermania mendonte se do ishte brenda edhe Anglia per te ekuilibruar por me daljen nga EU, Gjermania ka ndryshuar mendje dhe deshiron te vazhdoje NATO..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu