• |
ide | kryesore

“Ra në dashuri me rekrutuesin e saj”/ Transformimi i mamasë së Alvinit nga shtëpiake në luftëtare të ISIS-it (FOTO)

Lajme, Të fundit

Makthi i 11-vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha, mori fund ditën e sotme, pasi u mundësua që nëpërmjet një operacioni të paprecedentë të nxirrej dhe të shpëtohej nga kampi sirian Al-Hol.

Qendrimi i tij në Siri zgjati pesë vjet: në 2014-tën, kur ishte vetëm 6 vjeç, e ëma, Valbona Berisha e mori fshehurazi të atit, Afrim Berisha, për ta rritur në “kopshtin” e ISIS-it.

Përgjatë këtyre vjetëve, Valbona pësoi një metamorfozë nga një shtëpiake e thjeshtë, që ishte sistemuar më familjen në Barzago të Italisë, në një luftëtare të Shtetit islamik, duke rënë në dashuri edhe me rekrutuesin e saj. Valbona vendosi të braktiste familjen, burrin dhe dy vajzat e saj, 11 e 10 vjeç e të transferohej në Siri duke marrë me vete djalin, i forcuar për të ndjekur fatin e luftëtarit të grupit xhihadist.

Indoktrinimi u krye gradulisht. Kështu, Valbona nisi të mbante shami koke, të mbante kontakte nëpërmjet internetit me një terrorist të quajtur Selimovic Mendus, i cili vdiq më pas në luftime shkurtin e vitit 2015.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere della Sera”, Valbona i bleu biletat e udhëtimit për veten dhe djalin përmes një agjencie udhëtimi në Kosovë, e më pas u nis nga aeroportit i Orio al Serios drejt Stambollit.

Hetuesit kanë gjurmuar edhe itinerarin e ndjekur prej saj për të mbërritur në Siri. Pasi vuri këmbën në Turqi, Valbona iu bashkua një familjeje nga Bosnja që ishte nisur gjithashtu drejt zonës së luftës.

Nga mbulimi i ngjarjes nga “Corriere della Sera”, mësohet se ishte i shoqi, ai që denoncoi zhdukjen e saj dhe të djalit tek karabinierët. Afrimi kishte arritur dhe të komunikonte në telefon me të duke i kërkuar që të kthente Alvinin, gjithmonë sipas Corriere-s, por Valbona ishte përgjigjur: “ Për të vdekur kemi gjithsesi“. Në fakt ajo vdiq në Siri më vonë, gjatë një sulmi ajror.

Operacioni i shpëtimit të Alvinit u realizua në bashkëpunim me “Gjysëm Hënën siriane”, Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe autoritet italiane dhe shqiptare. Alvin është duke dalë nga kufiri midis Sirisë dhe Libanit dhe pritet që në orët e ardhshme të marrë avionin që do ta çojë sjellë atë në Roma nga Beiruti dhe Libani. Me të ndodhet edhe një ekip i emisionit investigativ italian “Le Iene” dhe babai, Afrimi i cili pret për të përqafuar të birin.

Babai i të miturit e ka kërkuar të birin që prej vitit 2014, kur nëna e tij shqiptare, braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin, asokohe vetëm 6 vjeç, në kampin Al Hol në Siri, (kufi me Turqinë).

Nëna e tij shqiptare, që kohët e fundit para se ta rrëmbente Alvinin nga babai kishte vënë shami dhe kishte shfaqur sjellje radikale, rezultoi të kishte vdekur në një kamp së bashku me një burrë të huaj me të cilin ishte martuar.

Në këto kushte, 11-vjeçari mbeti i vetëm, dhe pas përpjekjeve të shumta të babait të tij, emisioni investigativ italian “le Iene” arriti të mundësojë një takim tyrin. Mirëpo, i ati nuk mund ta nxirrte Alvinin nga kampi Al-Hol, pasi siç u raportua, për këtë qëllim nevojitej ndërhyrja e autoriteteve shqiptare.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama tha se çështja e 11-vjeçarit shkon përtej çështjes së diplomacisë, edhe pse nga ana tjetër mungon transperenca e hapave që ndjekin autoritetet shqiptare për riatdhesimin e fëmijëve shqiptarë që ndodhen në kampet e Sirisë. ©Lapsi.al

 

 

 

 

 

7 Comments

  1. Shkrimi dhe pershkrimi ka doza te neveritshme urrejtje per grate qe mbulohen. Sipas shkrimit, te gjitha grate qe mbulohem shkojne drejt terrorizmit. Edhe ISISI njelloj mendonte: grate e zbuluara jane te gjitha imorale. Fatkeqesi qe ky polaritet eshte i ngritur me median italiane si producente.

    1. pak a shume ka te drejte! Ti po mundohesh ti viktimizosh e te besh predikim ne te kundert, por realiteti nuk te jep te drejte!

  2. Shkrimi nuk ka doza urrejtjeje per grate qe mbulohem dhe besojne ne te mirat e kesaj jete. Por ka doza kritike per ato qe u iken mendja dhe cojne femijer e tyre drejt vdekjes dhe mjerimit.

  3. Grate shqiptare qe mbulohen jane nje turp i madh per dinjitetin e tyre individual, nenat dhe gjyshet e tyre te brezave paraardhes, qe ja dolen me shume sakrifica te emancipohen dhe gjithe gjinine dhe shoqerine se ciles i perkasin.

    Jane nje turp i madh per te gjithe ne, pasi deshmojne deshtimin e shtetit dhe shoqerise bashkekohore shqiptare te coje perpara arritjen me madhore te ‘900-es, laicitetin e shoqerise, pas shume shekujve obskurantizmi islam.

    Raste si ky jane emblematike, nje grua qe ka fatin te linde si Valbone, nje emer i mrekullueshem shqiptar me origjine latine, dhe shnderrohet me pas fatkeqesisht ne nje sorre qorre, e verbuar ne ate pike sa te braktise dy vajza dhe ta coje me duart e saj te birin e vetem drejt rrezikut per jeten!

    Gabimi me i madh qe mund te bejme eshte ta konsiderojme kete rast si nje anomali, nje ngjarje te izoluar qe nuk ka lidhje me zhvillimin ‘normal’ te islamit ne trojet shqiptare. Nuk eshte keshtu! Radikalizimi i Valbones eshte fryt i drejteperdrejte i zhvillimit te pergjithshem te islamit nder shqiptare keto dhjetevjecaret e fundit. Ky percudnim eshte thjeshte hapi perfundimtar i nje procesi, ku bejne pjese, ndonese ne shkalle te ndryshme ecurie, te gjithe pjesetaret e sekteve te ndryshme qe perbejne lumin e zi te islamit te ri nder shqiptaret.

    Reagimi shoqeror nuk duhet te vije vetem per raste radikale si ky (ku nuk ke me cte besh!), por ndaj cdo dukurie te radikalizimit islam, duke filluar nga shemtia me e madhe, mbulimi (poshterues) i gruas!

    1. Kete projektin qe thua ti zotrote provoi ta realizonte njehere sh. E. por nga sa thua ti paskerka deshtuar. Keshtu qe, demokracia liberale, zotrote, ku njerezit jane te lire te mbulohen dhe te zbulohen dhe te rruhen dhe te mbajne mjeker, eshte gjeja me e mire he per he. Apo mos ke ndonje variant ‘zgjidhje finale’ per myslimanet? He?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu