• |
ide | kryesore

Ramsey, goli historik me Juventus: “Nuk doja t’i hiqja golin Cristianos”

Sport



Debutimet i sjellin mbarësi. Aaron Ramsey e ka me nxitim, ndoshta sepse dëmtimet i kanë humbur shumë kohë e ai nuk dëshiron të shpenzojë akoma. Në Moskë mesfushori uellsian ka luajtur ndeshjen e parë si titullar në Champions League me fanellën e Juventus, ka shënuar golin e parë dhe u bë lojtari i parë britanik që shënon në Champions për Zonjën.

Ramsey ka shpërthyer festën bardhezi kur publiku i Lokomotiv Arena ishte akoma duke larguar koreografitë: kishin kaluar vetëm tre minuta, në goditjen e dënimit të Cristiano Ronaldo, portieri nuk arriti të mbante topin dhe Aaron u afrua me dëshirën e atij që prej shumë kohe nuk festonte në kompeticionin më të rëndësishëm: sezoni 2014-15 me Arsenal, gol i kotë në ndeshjen e kthimit me Monaco në sfidën e kthimit të 1/8 e finaleve. Ramsey pas ndeshjes i ka kërkuar ndjesë Ronaldos (”Mendova që topi nuk do të hynte e se portieri ishte më afër, prandaj godita”) pòr është e vështirë ta besosh se i vjen keq që u fut në listën e shënuesve. Herën e fundit që Juventus kishte shënuar blitz në Champions, ishte me Mandzukic në prill 2018 kundër Real, por ajo ishte një mbrëmje e hidhur (eleminimi në cerekfinale).

“Arritëm një objektiv të rëndësishëm e jemi shumë të lumtur – ka thënë dje në zonën miks -, tani të shohim përpara e shpresojmë të bëjmë një Champions suksesi. Është bukur të dish që je britaniku i parë që shënon këtu për Juventus. Kam ndjesi të mirë, pata një fillim të komplikuar por tani jam mirë, kondicioni fizik po përmirësohet e shpresoj të bëj shpejt 90 minuta”. Me golin e Ramsey Juventus arriti në kuotën 300 në historinë e Champions, klubi i pestë pas Real Madrid, Barcellona, Bayern Mynih e Manchester United.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *