• |
ide | kryesore

Raporti i Bankës Botërore/ PD: 34.6% e biznesit shqiptar përgatit zarfet për shtetarët

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar ndaj raportit të Bankës Botërore mbi sipërmarrjet në vendet e Evropës Lindore dhe të Azisë Qendrore për 6 vjetët e fundit, ku arrihet në përfundimin se “biznesi i rryshfeteve” është zgjeruar në Shqipëri, pasi kompanitë vendase janë detyruar të paguajnë më shumë para nën dorë për zyrtarët e shtetit.

Në një dalje për mediat nga selia blu, ish-deputetja Jorida Tabaku, bazuar në të dhënat e publikuara nga BB-ja, sipas të cilës “biznesi i rryshfeteve” është zgjeruar dukshëm në Shqipëri, ka akuzuar qeverinë për korrupsion.

Këto shifra janë tregues kokëfortë që Rama dhe klika e tij në pushtet kanë krijuar një rrjetë merimange të korrupsionit ku çdo biznes i duhet të paguajë për të mbijetuar. Ndërkohë që kompanitë që ankohen se taksat janë pengesë serioze për zhvillimin e biznesit për vitin 2019 janë 48.8%, kjo vlerë është 3 herë më e lartë se sa viti 2013.”- shprehet Tabaku.

Sipas saj, BB-ja ka publikuar shifrat alarmante ku theksohet se 34.6% e biznesit duhet të përgatisë zarfin sa herë që takojnë një ofiqar të shtetit.

Në kryerjen e këtij vrojtimi të BB-së, kompanitë janë pyetur për çështje kyç që lidhen me klimën e biznesit, si: korrupsioni, taksat, krimi dhe ambienti rregullator, ka rezultuar se mbi 36 % të bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo është një shifër shqetësuese, duke marrë në konsideratë se është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe mbi dy herë më e madhe se sa mesatarja botërore.

Lexo më tej:

Raporti i Bankës Botërore: Korrupsioni në Shqipëri, shumë më keq se 6 vjet më parë

Për më tepër, korrupsioni është përkeqësuar edhe në kohë. Sipas Bankës Botërore, krahasuar me vitin 2013, frekuenca e ryshfeteve është rritur me gati dy herë, nga 20.6 %  në 36.1 % aktualisht.

Indikatorët matës për korrupsionin në këtë vrojtim janë kërkesat për ryshfet, përqindja e kompanive që japin para nën dorë për inspektorët e taksave, si dhe përqindja e bizneseve që japin dhurata për të marrë kontrata nga qeveria. Këta tregues janë përkeqësuar dyfish, përveç trendit të firmave që japin dhurata për të marrë kontrata publike, e cila është ulur nga 39.5 % që ishte në vitin 2013 në 15.3 % aktualisht. @Lapsi.al

Deklarata e Tabakut:

Sondazhi i fundit i Bankës Botërore është një tjetër këmbanë që i kujton qeverisë shqiptare se si koha e saj në pushtet ka prodhuar korrupsionin më të pamenduar ndër shqiptarë. Janë 36,1% e bizneseve shqiptare që ankohen se korrupsioni është kthyer në oksigjenin e jetës së administratës publike tatimore dhe qeverisëse. Qeveria Rama që erdhi në pushtet me parrullën e luftës kundër korrupsionit sot gjendet në bankën e të akuzuarve të biznesit si qeveria edhe më e korruptuar.

Sipas Bankës Botërore janë 44% e bizneseve shqiptare që ankohen se korrupsioni është kthyer në një pengesë kryesore për punën e tyre ndërkohë që 34.6% e tyre u duhet të përgatisin zarfin sa herë që takojnë një ofiqar të shtetit.

Në të njëjtin raport tregohet se 92,3% e bizneseve ankohen se vizitohen pambarimisht nga tatimet apo thërriten në zyrat e shtetit. Sondazhi në fjalë i paraqitur më pas si një raport krahasues është një tjetër provë që i shtohet dosjes së madhe të korrupsionit që PD ka nisur të denoncojë që në ditët e para të kryeministrit Rama.

Këto shifra janë tregues kokëfortë që Rama dhe klika e tij në pushtet kanë krijuar një rrjetë merimange të korrupsionit ku çdo biznes i duhet të paguajë për të mbijetuar. Ndërkohë që kompanitë që ankohen se taksat janë pengesë serioze për zhvillimin e biznesit për vitin 2019 janë 48.8%, kjo vlerë është 3 herë më e lartë se sa viti 2013.

Bizneset që identifikojnë administratën tatimore si pengesë serioze në biznesin e tyre janë 29% një vlerë 2 fish më e lartë se sa në vitin 2013. Sipas bizneseve shqiptare taksat e larta, informaliteti dhe krahu i pakualifikuar i punës, janë barrierat reale për të përmirësuar ekonominë dhe jetën e tyre.

Qartësisht dhe lehtësisht e kuptueshme për të gjithë; Shqipëria e Ramës është ajo e shtetit kartel që bashkëpunon me oligarkët përmes korrupsionit dhe taksave të larta. Këto shifra dhe të dhëna në fakt vijnë mbas atyre të Departamentit të Shtetit ku Shqipëria cilësohet si vendi më i korruptuar në Ballkan.
DASH theksoi se sot duhet o të jesh i lidhur me qeverinë dhe me lidhje politike ose të paguash taksën e korrupsionit.

Kjo situatë po bëhet e papërballueshme për bizneset. Kjo qeverisje ku duhet patjetër o të paguash o mbyllesh, o të paguash ose nuk ekziston duhet të marrë fund. Partia Demokratike do t’u ofrojë bizneseve jo vetëm taksa më të ulëta, derregullim të tregut dhe një treg të lirë e të konkurueshëm. Por, do t’u japë atyre mundësinë që kohën e shenjtë të punës dhe biznesit mos ta kalojnë duke llogaritur gjobat për ofiqarët e tatimeve dhe as duke paguar kafet e qeveritarëve për tendera.

Nuk do të ketë më asnjë zyrtar a taksidar në zyrat e biznesit, ku pulla fiskale do të bëjë të mundur që askush të mos i bjerë dyerve të biznesit! Ne besojmë tek konkurenca e lirë dhe tek tregu i lirë. Ne besojmë tek puna dhe ka ardhur koha t’i japim frymë biznesit, të heqim çdo barrë e barrierë që kjo qeveri ka vendosur, dhe ta kthejmë Shqipërinë në qendrën e biznesit dhe investimeve.



2 Comments

  1. E cnevoje ka te na thote banka boterore kur ne jemi deshmitar dhe viktima te zarfeve te detyrueshem per te marre nje sherbim qe na takon me ligj. Si mund te denoncohen keto raste kur ne baze te ligjit denohet edhe ai qe ka dhene .Po pse i jep,mos i jep per qef? I jep sepse ata nuk hapin rruge. Une personalisht jam nje shembull i gjalle qe tek kadastra me kane kerkuar nepermjet nje sekseri 55OO euro per te kryer nje sherbim qe me takon me ligj.Po pse se denoncon thoni ju? Sepse jam i bindur qe keto leke me shume i ka pasur per shefat dhe shefat e shefave se sa per vete.Jane ata qe i detyrojne tua plotesojne kuoten shef mbas shefi. Dhe si mund te plotesohen ndryshe vecse duke krijuar pengesa e vonesa derisa njerzit te paguajne kuotat qe caktojne ata.Korrupsioni, ky kancer asfiksues ka shtrire metastazat ne te gjithe kapilaret e sghtetit qe nga baza me e thjeshte e deri tek maja e piramides. Dhe e keqja me e vogel do ishte sikur kjo situate te jete krijuar vetem keto 6 vjet.

  2. Vazhdoni me bb fmn e me the e te thashe se nje vrime ne uje behet me ta. Mos haroni dash okb be ke . Merini me radhe. E keni poshtru veten boll te gjithe. Lereni me kaq. Se nuk jemi aq injorante sa mendoni . Ju po.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *