• |
ide | kryesore

Reperi T.I: Vizitoj vajzën te gjinekologu për ta parë nëse është e virgjër

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi  amerikan T.I. i ka shokuar të gjithë me deklaratën e tij lidhur me të bijën e tij, 18-vjeçare.

Gjatë bisedës, reperi u pyet nëse diskuton me të bijën në lidhje me raportet seksuale dhe ai zbuloi se jo vetëm që flasin por çdo vit e shoqëron tek gjinekologu për të parë nëse “himeni i saj (cipa e virgjërisë) është i paprekur”.

Sikur kjo të mos mjaftonte, T.I u shpreh me mburrje se në ditëlindjen e saj të 18, himeni i së bijës është akoma i paprekur.

“Deyjah, 18 vjeçe, sapo u diplomua në shkollën e mesme dhe tani është në vitin e parë në kolegj. Jo vetëm që kemi biseduar, por bëjmë edhe vizita vjetore te gjinekologu për të kontrolluar himenin e saj”.

Ai shkoi më tej duke thënë se asaj i duhet të firmosë për këtë.

“Shkojmë, ulemi, mjeku vjen dhe na përshëndet, ruan një nivel të lartë profesionalizmi,” tha reperi 39-vjeçar për podcastin Ladies Like Us. “Më thotë, ‘Zotëri, që të ndaj me ju këtë informacion, duhet të…’ Dhe unë pyes, ‘Deyjah, duhet të firmosësh këtu që mjeku të më informojë. Ka ndonjë gjë që s’duhet ta di unë? E sheh doktor? S’ka asnjë problem.”, tha ai në episodin “Life Hacks” .

Kur u pyet nëse e trajtonte njësoj djalin e tij 15-vjeçar, T.I. ai tha jo, madje ishte në dijeni se djali ishte seksualisht aktiv dhe kjo s’e shqetësonte fare.

Ashtu siç pritej fjalët e reperit shkaktuan irrim tek ndjekësit në internet. Sipas tyre ai cënonte të drejtat dhe privatësinë e së bijës që tashmë edhe në sytë e ligjit është e rritur. Ata e quajntën reperin hipokrit ngaqë s’e ka problem që djali ka një jetë seksuale aktive ama mburret me faktin që e bija është ende e virgjër.

Ndërkaq testimi i virgjërisë nuk konsiderohet metodë e saktë shkencore ndaj organizatat për të drejtat e njeriut kanë kërkuar ndalimin e tij. Në vitin 2018, Kombet e Bashkuara, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetit e quajtën kontrollin “dhunim të të drejtave të vajzave dhe grave që dëmton mirëqenien e tyre fizike, psikologjike dhe shoqërore.”, por duket se reperit kjo i intereson pak, ose aspak sa kohë e bëri këtë diskutim para miliona njerëzve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *