• |
ide | kryesore

“Rrugëtimi për Shqipërinë”/ Basha nga Vlora: Rinia duhet të marrë në duar fatin e vendit

Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po vijon nëpër vend turin e takimeve të quajtur “Rrugëtimi për Shqipërinë”. Këtë pasdite, Basha është takuar me të rinjtë vlonjatë, të cilëve iu bëri thirrje që të marrin në dorë fatet e vendit.

Të shihemi sy më sy dhe të flasim për gjithë ato probleme që ju shqetësojnë, por edhe për shpresat që ky rrugëtim të çojë në ndryshimin që kërkon shumica e shqiptarëve. Rinia duhet të marrë fatin e vendit në dorë. Ka ardhur koha të mos bëjmë kompromis në kurriz të rinisë.”- është shprehur Basha.

Turi i takimeve “Rrugëtimi për Shqipërinë” ka nisur prej pak ditësh dhe do të vijojë në qytete të tjera të vendit.  “Objektivi kryesor i këtyre takimeve është projektimi i zgjidhjeve afatgjata, për çdo çështje dhe problematikë që vetë qytetarët do të ngrejnë përmes pyetjeve të drejtëpërdrejta drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Basha.”- shkuhej në njoftimin e selisë blu mbi agjendën e kësaj jave të Bashës.

Prej kohësh, Basha është shprehur se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme, si rruga e vetme për zgjidhjen e krizës politike. Sipas tij, vendi është gati të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme menjëherë pas kalimit të Reformës Zgjedhore, që do të mund të garantonte kushtet për zgjedhje të lira.

Rreth dy javë më parë, kreu i PD-së është shfaqur në një video-mesazh tipik të spoteve përgjatë fushatave, ku i drejtohet sovranit me sloganin “Shqipëria ime”. “Megjithë sfidat që kemi përpara, i yni është një vend mahnitës, me njerëz të talentuar dhe plot potenciale të jashtëzakonshme. Është koha që së bashku t’i vëmë në jetë.”- shkruante Basha bashkëngjitur videos, ku ndër të tjera promovohen bukuritë natyrore të vendit, që përbëjnë potencialin e sektorit të turizmit.

Ndërkohë, në një intervistë të dhënë së fundmi për televizionin “Vizion Plus”, Basha deklaroi se opozita e bashkuar joparlamentare është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme, me kushtin e vetëm që qytetarëve t’u garantohet vota e lirë. I pyetur nëse opozita i qendron kushtit të cilësuar si të panegociueshëm për pjesëmarrjen në zgjedhje, largimit të kryeministrit Edi Rama, kryedemokrati dha një përgjigje të nënkuptuar. “Secili duhet t’i bëjë pyetjen vetes: Një njeriu, i cili është kapur duke vjedhur edhe veten e tij, siç ndodhi me 30 qershor, mund t’i besohet se do të organizojë një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme? Po të lexojmë në raportet e OSBE/ODHIR-it përgjigja është e thjeshtë: Jo! Po të lexojmë kushtet e Bundestagut, përgjigja është e qartë: Jo!”©Lapsi.al

 

5 Comments

  1. ‘ ”’ RINIA DUHET TE MARRI NE DUAR FATET E VENDIT”” !!!

    Po pranon ti te zevendesosh dinozauret e partis tende me njerez te rinj ?
    E premtove para 6 vitesh me nismen ‘ TE HAPIM PARTINE’ …dheeee nje vrime ne uje bere. Asnje i ri nuk u mor ne drejtimin e partise. Thjesht llafe boshe. Nisme qe nisi me nje deklarate dhe mbaroi po aty me ate deklarate. ( saqe dhe ata te Stopit filluan tallen treapin me ty)
    Me deklarata shabllone te tilla nuk te hedhin as qyrret ooooo Lulush.

  2. Po mi shoqe po .
    Rinia te marre fatet ne dore dhe karin ne byth.
    Kush i ha keto or kar me syze.
    Duam kod dhe sistem te ri zgjedhor.
    Duam shume ndryshime ……… por shume ama qe te jesh i besueshem

  3. Kur ngrihet zeri per gjak te ri, e novacion ne parti, te tere e kerkojne, kur fillon fushata qe te rinjte te ingranohen e te japin kontribut ne forumet e jeten e partive e qytetare, u themi, he, se kot e kane, ,,,,,Por nese me te vertete kemi nje rini demokratike, te paster, e sinqerte qe te jetne te gatshem ne sherbim te popullit me ndershmeri e besnikeri kushtetuese, perse te mos ngarkohen me detyra e drejtime, qe shembulli i tyre, te jete ligji e drejtesia, me qellim te ecurise se demokracise e ekonomise se ketij populli qe akoma ka mbeturina soc komuniste ne mentalitet e llogjike te trajtimit te probleveve, dhe shpesgh behet viktime e propagandes se shpifur te isheve, qe vegjetojne ne partine shtet te rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu