• |
ide | kryesore

Serbia sfidon ndërkombëtarët, blen sisteme antiraketore ruse

Arkiva, Planet

Serbia do të blejë sistemet anti raketore ruse Pantsir-S pavarësisht paralajmërimeve për sanksione nga ana e Shteteve të Bashkuara. Sipas mediave ndërkombëtare Rusia do t’i dërgojë këto sisteme në Serbi në muajt e ardhshëm në përputhje me kontratën e nënshkruar. Alexander Mikheev, kreu i kompanisë zyrtare ruse për eksportin e armëve Rosoboronexport, tha se nuk do të ketë vonesa në dërgesat dhe gjithçka po ecën siç është planifikuar.

Ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin tha se sistemi i raketave ruse është garantuesi i paqes afatgjatë në rajon. Sipas raportit, qëllimi i furnizimit të sistemit të raketave është mbrojtja e pikave kritike, siç janë aeroportet, komandat dhe qendrat e kontaktit nga sulmet e mundshme me avionë, helikopterë dhe avionë pa pilot. Një muaj më parë i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, deklaroi se Beogradi mund të jetë subjekt i sanksioneve nëse blen armë ruse.

“Ne shpresojmë se partnerët tanë serbë do të jenë të kujdesshëm për transaksione të këtij lloji”, ka thënë Palmer. Në muajin tetor, Serbia ka realizuar stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë, në të cilat janë pozicionuar sistemet raketore ruse, S-400 dhe Pantsir-S. Presidenti serb, Aleksadar Vuçiç ka thënë më 5 nëntor se Serbia do të blejë sistemet raketore nga rusët dhe se dëshiron të anashkalojë sanksionet amerikane apo ndonjë përballje me Amerikën.

Serbia ka marrëdhënie të ngushta politike dhe ekonomike me Rusinë, pavarësisht synimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë, Beogradi është zotuar për t’u mos anëtarësuar në NATO dhe ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve kunder Rusisë sa i përket anekesimit të Krimesë nga Ukraina. Pak muaj më parë edhe Turqia bleu sisteme anti raketore ruse S400 duke sfiduar thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksione të cilat nuk janë vënë në zbatim./bw

2 Comments

  1. Quhet Serbi ajo, jo Shqiperi qe degjon pordhet e te tjereve. Di ta luaje politiken e jashtme. Edhe armet do te blej, edhe mishin do ta haje.

  2. nje gje eshte e sigurt ,qe Serbia ,dhe te gjitha ato qe po ndjekin dhe mbrojne rugen e saje ,nuk po vetmbrohen ,por tersisht po shkatrrohen ,sepse padrejtesit njerzore dhe gjallesave nuk mund te mbrohet as me rraketa as me arme hidrogjenike, mbasi 4 arm hidrogjenike me mbushje bertherthamore ,po te shperthenin njekosisht ne kater polit e tokes ,ne toke do fillonte,raksioni zinxhir I sili cit duke e kthyer planetin toke ne nje vaj te shkrire, keta nuk po bejne tjeter vetem se po shkatrrojne veten te gjith e pse ,sepse nuk duan te respektojne te drejten hakun e tjetrit por duan ta grabisin ate,ku nese llogarisin largimin nga padrejtesit ,dhe pranimin e te vertetes me te vertetat e saje ,do dilnin me te fituar se sa insistimi ne padrejtesi duke shkatrruar veten e vet bashk me tjere ndersa shkatrrimin e vet se deshirojne ,vetem kjo eshte e vecanta qe po ndolle me shum se kurr ne historin njerzore sepse shum breza u rriten pa ndjeshmeri te vlerave moralit mire ,virtytit qe te bindeshin qe ajo qe nuk ju perket nuk duhet ta kerkojne ,e duke mos e pasur kete ndjeshmeri ne shpirt zemer vlerat virtytin moralin qe sjellin durimin meshiren ndihmesen hakun ,kan sjellur antivlerat te cilat po I rrenojne tersisht faktet flasin vet,bota ndollet ,perball dy gjerave ose vlersimin e ralitetit ndarjen e problemit dhe pranimin e zgjilljeve me drejtesi hak ku do ti conte gjith drejt nje ekujlibri mirkuptimi ,dhe kufizimi zhvillimin Brenda te drejtave dhe bashkpunimin sipas nevojes Brenda kombeve dhe kombesive ose rruga dyte ,eshte nje ekstrem me nje pergjegjesi dhe perfundim trishtues ,shpresoj qe ne kete bote te ndollin e para paqa me te drejtat vlerat mbasi jemi ne nje linje njerzore imuniteti I duam te gjith per vete ,dhe pse jo te mos I pranojme ti kemi te respektuara dhe mbrojtura per te gjith duke qendruar te gjith larg padrejtesise perderi sa sejcili e urren ti behet shpresoj ne kete bote te ndollin me e mira ajo qe sejcili deshiron per vete ta kemi per gjith por asgje as e mire dhe as e keqe nuk vjen pa angazhim sot duket se shumica po I sherbejne te keqes dhe e keqa duket ka marr dhen shenjat I ka ngado por eshte e sigurt qe nese angazhohet shumica per mire e mira pacmangeshem do marr dhen respect per te gjith zoti ua hapet zemrat per kuptim te gjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu