• |
ide | kryesore

Shiu nuk do të pushojë! Meteorologët lajmërojnë për rrezik përmbytjesh

Lajme, Të fundit



Moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë të gjithë vendin, ku janë shkaktuar dëme të shumta edhe në rrjetin elektrik.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se dëme të kësaj natyre janë shkaktuar veçanërisht në Shkodër dhe në zonën Brukës-Rinas.

Grupet e avarise, Njesia Shkodra ndodhen ne terren per te rikuperuar linjat e prekura dhe normalizimin e situatës. Sakaq, për shkak të reshjeve të dendura dhe me erë të fortë janë rrëzuar shtylla të tensionit të mesëm, pjesë e fiderit 143 i N/St Valias. Avari është shfaqur në zonën Brukës-Rinas. Grupet e OSHEE Tiranë Njësia 3 është duke punuar për rikthimin e energjisë elektrike.“- bën me dije OSHEE-ja.

Sakaq, sipas meteorologëve, reshjet intensive do të vijojnë deri fundjavën e ardhshme, me përjashtim të ditës së hënë, kur do të rikthehet dielli.

Ndërkohë, Insitutiti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), lajmëron se gjatë ditës së sotme, ka rrezik për përmbytje. @Lapsi.al

 

OSHEE, nderhyrjet ne zonat me probleme on Vidnews.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *