• |
ide | kryesore

Tymuese e shashka kundër lojtarëve: qindra tifozë kontestojnë Napolin, “Mercenarë!”

Sport



Tension i lartë jashtë stadiumit San Paolo, përpara stërvitjes së Napoli e hapur për të abonuarit. Jashtë hyrjes së impiantit ka shpërthyer tërbimi i rreth 150 ultràsve, që kontestonin skuadrën e Ancelotti, pas rebelimit në përfundim të ndeshjes së Champions League kundër Salzburg e vendimit për tu kthyer në shtëpi duke thyer grumbullimin. Një parrullë me shkrimin “Respekt!” u shpalos përpara vendit ku futeshin lojtarët. Mes koreve të kontestimeve më të përdorurat ishin ‘Meritojmë më shumë” e ‘Futbollistë mercenarë jeni ju’.

Ultrasit kanë kënduar “Vetëm fanella” e “Nxirrni në fushë të rinjtë”. Janë lëshuar tymuese e shashka. Në shënjestër kanë qenë lojtarët, por nuk është kursyer as presidenti De Laurentiis, duke filluar nga klasikja “Po fiton vetëm ti” që është tashmë një refren në San Paolo prej vitesh. Grupi i kontestuesve është spostuar më pas në perimetrin e stadiumit, nën mbikqyrjen e forcave të rendit. Lojtarët e Napoli kanë mbërritur në San Paolo me makinat e tyre, duke u futur direkt në stadium pa u ndalur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *