• |
ide | kryesore

Vizë fejese ose martese/ Ambasada e SHBA nxjerr njoftimin me rëndësi

Lajme, Të fundit

Në vazhdën e postimeve me karakter udhëzues lidhur me Lotarinë Amerikane, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka shpërndarë me të interesuarit disa të dhëna për vizat e fejesës dhe të martesës.

Përmes një postimi në llograinë zyrtare në “Facebook”,përfaqësia diplomatike amerikane në vendin tonë shkruan se për bashkimin me të fejuarin/ën apo bashkëshortin/en ka disa procedura.

Sipas njoftimit për çiftet e fejuara koha është më e shpejtë por ka më shumë procedura pasi të hyhet në SHBA. Ndërkohë që për çiftet e martuara koha është 18 muaj.

“🇦🇱 | Ka shumë mundësi për ju që të ribashkoheni me partnerin tuaj në Amerikë. Zgjidhni se cila nga to është më e mira për ju. Nëse keni paqartësi, më pyesni. #PyetAnen
Vizë fejese apo martese? Viza e fejesës është më e shpejtë, por ka më shumë procedura pasi ju të hyni në SHBA.
Për çiftet e fejuara koha e përafërt e udhëtimit 9 muaj.
Për çiftet e martuara koha e përafërt e udhëtimit 18 muaj”, shkruan ambasada e SHBA-ve.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu