• |
ide | kryesore

Vjedhja e postës së Krujës/ Shkon në 4 numri i të arrestuarëve (EMRAT)

Lajme, Të fundit



Janë zbuluar emrat e të arrestuarëve për vjedhjen e postës në Krujë tre ditë më parë.

Mësohet se në lidhje me ngjarjen janë arrestuar Besnik Parruca (roja), Mark Caka, Bujar Tafa si dhe Andi Paturri (Çerishti).

Ky i fundit, rezulton i arratisur nga burgu, i shumëkërkuar nga “EUROPOL”-i, ndërsa është verifikuar se ka marrë pjesë në shumë  grabitje me armë.

Ndërkohë, bëhet me dije se në vijim të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, janë shqoëruar për t’u marrë në pyetje disa persona.

Materialet ndaj të ndaluarëve i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Krujë për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Vjedhja ndodhi tri ditë më parë, kur autorët thyen kasafortën e postës së Krujës,, nga ku morën një sasi prej 110 milionë lekësh dhe më pas janë larguar. @Lapsi.al

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *