• |
ide | kryesore

Walker ruajti të paprekur portën e Manchester City: klubi i ndryshon rolin në faqen zyrtare…

Sport, Video



Fundi i ndeshjes ishte emocionues në San Siro, në përplasjen e Champions League mes Atalanta e Manchester City. Skuadra angleze e mbylli me 10 lojtarë sfidën pas kartonit të kuq për portierin Bravo, për një ndërhyrje të gabuar si lojtar i fundit ndaj Ilicic. Problemet ishin sepse Bravo kishte zëvendësuar në fillimin e pjesës së dytë Ederson dhe i mbetur pa zgjedhje Guardiola futi në portë Kyle Walker që rolin e tij e ka… mbrojtës krahu.

Anglezi vuri dorezat è në minutat finale mbrojti portën e Citizens, duke kryer edhe ndonjë ndërhyrje me shumë siguri. Në fund të ndeshjes, pas komplimentave të shokëve dhe teknikut të tij, vjen vlerësimi simbolik edhe nga kanalet zyrtare të klubit.

Në Twitter, Manchester City ka bërë shaka me ndryshimin e rolit të Walker, duke treguar imazhet e faqes zyrtare e duke njoftuar modifikimin e pozicionit të tij në organikën e Guardiolas. Nga mbrojtës në portier, me fotot e mbrëmjes së djeshme me uniformën e portierit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *