• |
ide | kryesore

Zgjedhjet nga administrata publike? PD: Punonjësit janë në shërbim të Ramës

Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me propozimin e PS, që administrimin e zgjedhjeve ta bëjnë punonjësit e administratës publike. Sipas Bardhit administrata publike është e pabesueshme për të administruar një proces zgjedhor me standarde evropiane.

“Edi Rama nuk ka ndërmend të bëjë një reformë zgjedhore që garanton lirinë e votës, por vetëm të tallet me OSBE/ODIHR, me Bundetsgun, me shqiptarët. Ai synon të sanksionojë me ligj standardin e 30 Qershorit, ku administroi i vetëm procesin. Këtë qëllim ka edhe propozimi i PS që administrimin e zgjedhjeve ta bëjnë punonjësit nën varësinë e Edi Ramës. Administrata publike është e pabesueshme për të administruar një proces zgjedhor me standarde evropiane. Raporti i ODIHR-it ka provuar se punonjësit e administratës janë nën presion politik, si dhe është bërë e qartë se ajo është e mbushur me militantë të Partisë Socialiste”, shprehet Bardhi.

Bardhi sjell rastet e dosjes 339 dhe 184 për të treguar se administrata është në shërbim të Ramës.

“Përgjimet e dosjes 339 në Durrës dhe 184 në Dibër kanë sjellë fakte të pamohueshme se administrata, në kundërshtim me ligjin, është në shërbim të Edi Ramës, në përmbushje të objektivit për të vjedhur zgjedhjet. Propozimi i Edi Ramës që zgjedhjet t’i administrojnë vartësit e Edi Ramës në shërbimin publik, do të thotë që zgjedhjet të lihen në dorë të Arben Keshit, i cili u përfshi në masakrën elektorale në Dibër, ndërsa ishte Drejtor në Ministrinë e Brendshme; në dorën e Ivo Docit, përgjegjësit të Ujësjellësit, i cili urdhërohej nga Avdylajt për të identifikuar punonjësit që votonin për PD dhe t’i kërcënonte ata me largim nga puna. Lista bëhet e gjatë me dhjetëra e qindra raste të identifikuar edhe nga OSBE/ODIHR, që provojnë se kjo është një administratë thellësisht e politizuar”, thotë Bardhi.

Bardhi thotë se makinacionet e Edi Ramës që bëjnë sikur depolitizojnë trupën që administron zgjedhjet, por në të vërtetë, ruajnë kontrollin e plotë të kryeministrit ne proces, janë të papranueshme. Sipas tij ato janë kundër interesit publik për zgjedhje të lira e të ndershme.



2 Comments

  1. BOLL O TRAP , BOLL ME QE PARTITE TE KOMANDOJNE ZGJEDHJET . FUTU NE KOMISION DHE ÇO VERSIONIN TEND . MOS DERDELLIT KOT DHE MOS KERKO STATUSQUO . DUAM NDRYSHIME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *