• |
ide | kryesore

“Capitanooooo”: Pogba mesazh Bonucci, Juve kthehet në lojë

Sport



Historia e dashurisë mes Paul Pogba e Juventus, nuk është ndërprerë kurrë e gjitha e shpejt mund të rifillojë. Pas mesazhit të mesfushorit për Leonardo Bonucci në Instagram (“Capitanooooo” me një seri emoji adhurues), idea për një rikthim të mundshshëm të tij në Torino kthehet në aktualitet. Sipas Tuttosport, Zonja e Vjetër mund të jetë e favorizuar nga momenti delikat që po përjeton Manchester United, shumë prapa në kampionat e jashtë Champions League.

Nuk është mister që verën e kaluar Juve mendoi ta kthente në skuadër Pogba, por operacioni u mbyt nga vështirësitë e bardhezinjve për të shitur disa lojtarë e sepse klubi anglez nuk jepte sinjale se dëshironte të shiste lojtarin. Nëse në verë cmimi që jepte Manchester ishte 150 milionë, tani United mund të reduktojë pretendimet i shtyrë nga ecuria negative e skuadrës e nga fakti se data e skadencës së kontratës së francezit, pavarësisht opsionit për rinovim, është më pranë: qershor 2021.

“Klubi bardhezi është gati të ndërhyjë”, zbulon Tuttosport, por sa do të kushtojë operacioni? Sipas të përditshmes torineze, Pogba mund të rikthehet në Torino, tre vjet nga transferimi në Angli për 120 milionë euro. Një shifër e konsiderueshme, por që mund të zbresë edhe më shumë nëse në tratativë futen Emre Can e Mandzukic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *