• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo mban në ankth Juventus: portugezi synon rikuperimin ndaj Milan

Sport



Cristiano Ronaldo në fushë, apo jo? Ky është dyshimi në kokën e Maurizio Sarri përpara sfidës kundër Milan të dielën në mbrëmje. Kampioni portugez ka dalë para kohe nga ndeshja e Champions League në Moskë e mund të mos rikuperojë për ndeshjen kundër kuqezinjve. Asgjë me rëndësi, me sa duket, por ai shqetësim në aduktor mban në ankth bardhezinjtë.

Sarri mund të vendosë të mos e rrezikojë CR7, ashtu si ndodhi një ditë më parë kur e zëvendësoi në minutat e fundit: “Në një përshpejtim të tij bëri një lëvizje që nuk më pëlqeu, pata frikë mos dëmtohej dhe e zëvendësova”. E sigurtë se portugezi do të dojë të jetë e do të bëjë gjithcka për të rikuperuar e të lërë pas atë problem në aduktor. Në rast tërheqje të lojtarit, Juventus do të rreshtonte dyshen argjentinase Dybala-Higuain, ndërsa në krah është gati Douglas Costa, i karikuar nga goli i mrekullueshëm ndaj Lokomotiv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *