• |
ide | kryesore

Flet “Juli i Pashakos”: Nuk kam lidhje me atentatin ndaj Ndojës, nuk e di pse më kërkojnë

Lajme, Të fundit



Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike për Abc News, Julian Sula, i shpallur në kërkim për atentatin e 1 nëntorit pranë “Mbikalimit të Shkozetit”, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja e Aleksandër Laho dhe humbi jetën Andi Maloku, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Nuk e di se sot erdha kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. i pyeti pse i keni vajtur kontroll”, – u shpreh Sula.

I pyetur nëse kishte njohje me Redjan Rrajën, të arrestuarin e vetëm mbi ngjarjen, Sula e ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk i njoh ata persona. Në momentin që ka ndodhur ngjarja unë kam qenë në Turqi. Nuk e njoh Redjan Rrajën. Nuk e njoh prokurorin Ndoj. Hera e parë që e dëgjoj. Jo fare, as Pëllumb Muharremin”, – është shprehur ai, teksa deklaron se të nesërmen do të shkojë në polici për sqarimin e situatës.

“Unë do të shkojë në polici që nesër në mëngjes. Jam i gatshëm të paraqitem.se po dëgjoj lloj-lloj gjërash. Goca me psikolog me kanë çakorduar familjen. Që nesër në mëngjes jam te dera”, – deklaroi Julian Sula.



5 Comments

  1. Fantazia e ketyre tipave ja kalon edhe Zhyl Vernit, ja kalon edhe fantazise se shkrimtareve me te mire te fantashkences . Por kush eshte fajtori i vertete i gjithe kesaj zallamahije , anarshie e kuplaralliku ku ndodhemi ?
    Faji nuk eshte i juaj or zemermejere , faji eshte i kesaj kaste politike qe shthurjen e kthyen ne moral, qe injorantin e bene mesues , qe kriminelin e bene komisar , qe mafiozin e bene deputet .
    Fajtor nuk jeni ju o kerma dhe mbetje te njerezimit , fajtor jane keto vemjet e politikes dhe sidomos e ketij te
    gjatit tone qe genjeshtren dhe propaganden e ngriti ne pjedestal , qe kuranin dhe biblen (vleren) e zevendesi me antivlere dhe qe per Zot zgjodhi parane dhe floririn .
    Nuk e di se çfare kalon ne koken tuaj o politikane te mjere por do isha kureshtar te dija se si ju duket vetja kur dilni para pasqyres dhe çfare i thoni asaj ? Apo edhe aty prape do te genjeni ? Jam kureshtar te di se kur te dilni per te dhene llogari ne diten e gjykimit çfare do ti thoni te Madhit Zot ? Lus Zotin qe te shkoni ne ferr sepse ju nuk jeni zemermjere ju jeni shpirtlig .

  2. “xxxxxx” dakord me ty! Perjashtuar fundin… nuk duhet te dalin para pasqyres por para nje tufe hienash qe ti shklyejne. Qe ata qe do vijne pas tyre ta masin menderen mire para se te bejne pushtlliqe.

  3. Per mendimin tim Juli, Saja, Dako, Rrumi, Kacarrumi dhe te gjithe kryebashkiaket e qyteteve te vogla por qe bejne pune te medha, se bashku me oligarket, kryetaret komunave, pronaret e guroreve, pyjeve, deteve, heve-ve dhe tokave ne bregdet duhet te mblidhen e te shporrin Psiko Dramen ne PS. Dhe te vendosin veten e tyre ne drejtimin e Partise pasi besoj e bejne i bejne me mire punet e Shqiperise. Pasi Psiko Drama po ja martonin mamin Shqiperise dhe Shqiptareve.

    PS e Psikos, e kam dhj*r* qe e kuptova cdo here qe ben zullum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *