• |
ide | kryesore

Habisin Guardiola e Klopp: spanjolli sheh Liverpool skuadrën më të mirë, gjermani rivalin si trajnerin më të mirë

Sport



E kush do ta besonte. Pas ironive e rivalitetit mes Manchester City dhe Liverpool vijnë deklaratat që krijonë habi të madhe në ambjentet sportive, jo për tjetërsim vlerash, por për një altruizëm që rrallë shihet ndër kundërshtarë.

E kështu, Jurgen Klopp nuk ka dyshime se kush është trajneri më i mirë në botë: Pep Guardiola dhe e thotë këtë pikërisht para përplasjes së të dielës. “Duhet të luajmë lojën tonë më të mirë, të gjithë duhet të jenë absolutisht në formë. Për mua Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Kudo që ka qenë ka patur një impakt deciziv në skuadër”.

Këto janë fjalët e teknikut të Liverpool, dy ditë nga sfida në shtëpi kundër Manchester City të Pep Guardiola, por replika e spanjollit ka vonuar vetëm në kohën për të dalë para mediave në konferencë për shtyp: “Jurgen Klopp ka në dorë skuadrën më të mirë të botës, Liverpool në sezonin e kaluar ishte rivali më i mirë me të cilin jam përballur që kur kam nisur të stërvis. Sidoqoftë, në do të përpiqemi të fitojmë e të imponojmë lojën tonë, ashtu si mundohemi të bëjmë gjithnjë kundr cdo kundërshtari”. Me pak fjalë, Guardiola tregon shqetësimet dhe frikërat në prag të përplasjes në Anfield, të dielën në 17,30.

Në konferencë për shtyp, Guardiola ka folur edhe për dëmtimet, duke filluar nga portieri brazilian Ederson, që u detyrua të qendrojë në dhomat e zhveshjes të mërkurën në San Siro për Champions kundër Atalanta. “Të dielën nuk do të jetë – ka thënë tekniku -. Claudio Bravo është një djalë i shkëlqyer e do ta zëvendësojë në këtë sfidë mes dy të para të Premier League. Bravo ka fituar shumë e zotëron eksperiencën e duhur për një sfidë të këtij niveli”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *