• |
ide | kryesore

Kalim i paligjshëm i kufirit, kapet një person në Kakavijë

Lajme



Arrestohet nje shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, shtetasi R. L. u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë duke i dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetases B. V

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Kakavijë

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetase, për veprat penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, shtetasi R. L. u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë duke i dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetases B. V.

Nga specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 23 vjeç, banues në fshatin Greshicë, Mallakastër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasen B. V., për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pasaportën e saj janë konstatuar vula të dyshuara të falsifikuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *