• |
ide | kryesore

Kënga e re e Mozzik dedikim për Loredanën

Paparazzi, Slider



Reperi Mozzik ka publikuar këngën e tij më të re, të parën pas ndarjes nga partnerja Loredana.

Kënga titullohet “Dhelpër dinake” dhe është shkruar nga vetë reperi, ndërsa produksioni nga Rzon.

Videoklipi i këngës është realizuar në Dubrovnik të Kroacisë, me modelen malazeze Ljubica Medenicae si protagoniste.

Duke qenë se teksi është bërë nga vetë reperi, shumë fansa të tij mendojnë se i dedikohet Loredanës. Dhe në fakt, kur dëgjon tekstin e kupton që është personal:

“Dhelpën dinake, e kom dit prej asaj nate. Jena lodh tu bo debate. Ti moj dhelpën dinake, dhelpën dinake. S’ka ma debate, kaq e pate. Hiqmu prej qafe”, është refreni i këngës.

“Nga ‘Madam’ në ‘Dhelpër dinake’”, i shkruan dikush në koment, duke i përmendur këngën e parë për Loredanën.

“Dedikuar Loredanës”, vijon një tjetër në një koment në Instagram.

Mozzik foli për herë të parë për Loredanën pas ndarjes në emisionin “Shiko kush Luan”.

Kur u pyet se sa është numri i lidhjeve serioze që ka pasur, ai ka treguar se ka pasur vetëm një.

“Kam pasur vetëm një dhe ajo është nëna e vajzës time, Loredana”, është shprehur reperi duke na treguar se ka dashur vetëm Loredanën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *