• |
ide | kryesore

Mbretëresha ndjek modelin e nuseve në garderobë

Paparazzi, Slider



Protokolli i familjes mbretërore, duket se përcakton çdo veprim, mënyrë sjelljeje apo detaj në dukje të parëndësishëm. Nga ngjyra e manikyrit të thonjve deri tek ajo e çadrës së shiut që mban Mbretëresha, në familjen e monarkëve ka shumë pak hapësirë lirie.
Por duket se ky protokoll nuk është i përsosur dhe ndonëse jo herë pas here, ai ndryshon. Rasti më i fundit lidhet me veshjen e Mbretëreshës. Deri më tani kjo e fundit ka mbajtur pellush dhe gëzofë të vërtetë kafshësh, por sipas Angela Kelly,personit që kujdeset për gardërobën e Mbretëreshës Elizabeth, ajo nuk do e pranojë më një gjë të tillë.
Kjo është konfirmuar vetë nga Pallati dhe sipas burimit zyrtar çdo gëzof në kapelat, shajet apo veshje tjetër do të jetë false. Angela Kelly pohon se mbretëresha do të vazhdojë të mbajë veshjet e mëparshme me gëzof të vërtetë, veçanërisht veshjet ceremoniale por nuk do ta pasurojë gardërobën me të tjera.
Disa nga rrobat zyrtare të Mbretëreshës janë zbukuruar me pelush kafshësh, siç janë rrobat prej kadifeje të purpurt që ajo veshi në ceremoninë e kurorëzimit në vitin 1953.
Vendimi i Mbretëreshës pasqyron një tendencë midis anëtarëve të rinj të familjes mbretërore: Kate Middleton është e para që ka veshur gëzofë falsë, ose nga kafshë të cilat kanë ngordhur nga shkaqe natyrale dhe nuk janë vrarë me qëllimin për të prodhuar veshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *