• |
ide | kryesore

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohen dy të rinj në Lezhë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Dy të rinj u arrestuan pasi ishin shpallur në kërkim për një vrasje të mbetur në tentative. Ngjarja ku mbeti i plagosur Saimir Nikolla ndodhi në 28 shtator të këtij viti, në lagjen SMT, Lezhë, tek “Ura e Cenit” në Lezhë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit policor “Dajçi” u arrestuan shtetasit Kristian Ndoci, 25 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe Kristian Petoku, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ishull, Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

PLAGOSJA
27-vjeçari Saimir Nikolla mbeti i plagosur rëndë pas një konflikti me dy të rinjtë në Ishullin e Lezhës. Siç është raportuar më herët, sherri mes tyre kishte nisur pas gërvishtjes së një automjeti.
Mësohet se ndaj 27-vjeçarit u qëllua me pistoletë dhe dy plumba e prekën në këmbë ndërsa autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu