• |
ide | kryesore

Pas 13-vitesh, emisionit satirik Baypass Show i vjen fundi

Paparazzi, Slider



Pas 13 vitesh në ekran, emisioni satirik “Bypass Show”  është mbyllur. Lajmi e ka bërë të ditur stafi nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ata tregojnë se si çdo gjëje në këtë botë edhe udhëtimit të tyre i erdhi fundi.

“Miq të Bypass Show. Prej 13 vitesh kemi qenë bashkë në një udhëtim fantastik përmes satirës, nëpërmjet të cilës jemi përpjekur të sjellim tek ju realitetin ashtu siç është në të vërtetë. Në kuptimin e plotë të fjalës, kemi ndejtur shtrembër dhe kemi folur drejt.

Por si çdo gjë në këtë botë edhe udhëtimi ynë e ka një fund. Nga sot “Bypass Show” nuk do ta vazhdojë më transmetimin e tij në TV Vizion Plus, ku ndiqej prej më shumë se një dekade. Ju falenderojmë përzemersisht që keni qenë pjesë e hapësirës sonë “disinformuese” dhe siç thotë edhe Bajko… RELAX!’ shkruhet në postim.

Ky emision ka qenë në autorësinë dhe moderimin e aktorit të njohur të humorit, Agim Bajko.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *