• |
ide | kryesore

“Penalltia ishte”: Immobile i pakënaqur edhe nga Lazio

Sport



Situata nuk është e mirë për Lazio, pas humbjes në shtëpi me Celtic që i ka dhënë praktikisht lamtumirën Europës për bardhekaltrit, por Ciro Immobile, mundohet të shohë anët pozitive: “Në realitet kemi pasur shumë raste të pashfrytëzuara, në fund i paguam. Edhe pas barazimit kemi shpërdoruar disa raste. Kemi treguar se dimë të luajmë mirë, matematika nuk na dënon, por do të jetë e vështirë”.

Në fakt, tani bëhet e vështirë, për të mos thënë e pamundur, por përtej rezultatit, shqetësues mbetet fakti që skuadra e Inzaghi edhe një herë tjetër është përmbysur, pas një fillimi të mirë. “Ka për t’u përmirësuar në këtë drejtim, është e qartë që nëse nuk shfrytëzohen rastet humbet ndeshjen. Pastaj në fund ka qenë edhe episodi që na ka bërë të humbasim”.

E gjithë polemika lidhet me mungesën e një penalltie, që mund tui sillte gjërat ndryshe. Sulmuesi bardhekaltër nuk do të bëjë fajtorë, por në fjalët e përdorura kuptohet qartë se dicka Lazios i është mohuar: “Unë për këtë arsye nuk ankohem kurrë nga gjyqtarët në Itali, janë më të mirët. Unë prekjen e kam parë pavarësisht se kam qenë i impenjuar në aksion, por pas nuk mund të kthehet. Për mua ishte penallti edhe direkt, por edhe pamjet më heqin përqindjen e dyshimit që kisha”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *