• |
ide | kryesore

Përlotje e përqafime, reagimi i gjyqtarëve që kaluan sot vettingun (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Daniela Shirka, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe gjyqtari i Apelit të Tiranës Artur Kalaja kanë kaluar sot sitën e vettingut, duke u konfirmuar në detyrë.

Shirka është emocionuar shumë nga vendimi, pasi Komisioni konstatoi mungesë burimesh në blerjen e një apartamenti në vitin 2012 si dhe ngriti pikëpyetje mbi mundësinë financiare të një huadhënësi, që gjithashtu kishte kontribuar me 2 milionë lekë në blerjen e apartamentit. Në foto shihet se si gjyqtarja është përqafuar për të pranishëm në sallë, ndërsa shfaqet e përlotur.

Po sot gjykatësja Shirka duhet të ishte në procesin kundër Arbër Çekaj, biznesmenit të bananeve i akuzuar për 613 kg kokainë të gjetur në kontejnerë në portin e Durrësit. Pas konfirmimit në detyrë, Shirka ka shkuar e buzëqeshur dhe e qetë në gjykatën e Krimeve të Rënda, megjithatë seanca është shtyrë për disa arsye të tjera.

Pas vendimit, gjyqtari Artur Kalaja është takuar me të afërm të tij dhe duket i lehtësuar. ©Lapsi.al 

2 Comments

  1. E KUPTONI TANI SE ÇDO TE THOTE TE JESH I GJYKUAR OSE ME KEQ AKOMA I PARAGJYKUAR ?
    E KUPTONI SE SI LOZNI JU ME GJENDJEN EMOCIONALE DHE ME ÇAPEN E BUKES SE MILETIT ?

  2. pa vetingu ka dhe ane emocionale, njerezore, nuk eshte thjesht ceshtje partish por ceshtje parimesh drejtesie
    sa bukur kane dale ne foto

    dmth pirdhi mu ne te

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu